Minoritete AL
KULTURË

Në Korçë u hap ekspozita  fotografike “Pusteci, Natyra, Trashëgimia, Jeta”, një udhëtim vizual mes Prespës dhe komunitetit maqedonas

Sot në Korçë u hap ekspozita  fotografike “Pusteci, Natyra, Trashëgimia, Jeta”, një udhëtim vizual mes Prespës dhe komunitetit maqedonas të Pustecit, përmes objektivit të artistit Roland Beqiraj.

Portrete autentike, peizazhe mbresëlënëse dhe detaje nga tradita e kultura që pasqyrojnë shpirtin dhe identitetin e këtij komuniteti ishin ekspozuar nëpërmjet fotove.

Ekspozita u realizua nga Qendra KAZUS në kuadër të projektit “Minoriteti maqedonas në Pustec, trashëgimi brez pas brezi”, me mbështetjen e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Festivali “Kënga Vllahe”, promovim i vlerave dhe trashëgimisë kulturore (VIDEO)

nikola

Prespës sy kaltër (VIDEO)

nikola

Festivali Ndërkombëtar “Shpirti i Ballkanit” në Korçë do të sjellë artistë dhe ansamble nga vende të rajonit

nikola