Minoritete AL
KULTURË

Prespës sy kaltër (VIDEO)

Prespës sy kaltër (poezia Ylli Gusho 1984)

Që lart nga Mal’i Thatë po hodhe një vështrim,
Sheh qiellin aq të pastër gjer tej në pambarim…
Dhe poshtë tij dy sy -të kaltra copa qielli:
nga njëra anë Prespa, nga tjera ësht’ “Liqeni”.

Me male t’madhërishëm, në dimër me dëborë,
Ngado ësht’ e rrethuar , si nuse me kurorë
Sykaltëra kjo Prespë , me ujin kristal
Me gjiret e mahnitshme, me bukurinë e saj!

Me bukuri të rrallë, ku valle hedhin majat,
Tek kanë zgjatur kokën, ashtu si në përrallat,
Të shihen në pasqyrën e Syritt të çuditshëm,
Ku pelikan’ i bardhë rrëshqet porsi një nimfë.

Dhe ja: në brigjet tona, ku lule sjell Pranvera
Të bardha dhe të kuqe , të çelura ngahera
Këndon kjo Val’ e Prepës me zërin krejt të ri
Me zërin e kumbueshmëm që larg në lashtësi.

“A ju pëlqen ?”- po thothë, nga gryka e Zaverit,

Ku kaltëron gjer thellë e thyer drit’e diellit,
Ku gurëve dhe shkureve u iku vendbanimi,
E grurit dhe rrushit u buzëqesh agimi?

Të kthjellët , të kulluar, të qetë dhe pa bujë
Në “goj’ e Malit “ futet, nga brenda t’a freskojë,
Matanë tij të dalë, n’burimet të burojë
Dhe Drinit e Drilonës nga uj’i vet t’i çojë

Që lart nga Mal’ i Thatë po hodhe një vështrim,
Sheh qiellin aq të pastër gjer tej në pambarim,
Dhe poshtë tij dy sy-të kaltra copa qielli:
Nga njër anë Prespa , nga tjetra ësht’ “Liqeni”

Ylli Gusho
25 gusht 1984

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Është botuar kartolina e parë “Të fala nga Gora” e punuar për herë të parë në Shqipëri dhe e dedikuar zonës së Gorë

nikola

Entela Binjaku përfaqësuese e Fondacionit H.Martineau në konferencën “Diaspora, rrënjë dhe horizonte” mbajtur në qytetin e Jashit të Rumanisë

nikola

U prezantua ne Fier projekti me titull: “Vazhdimi i klasave të arumanishtes në rajonin e Sqepurit, Berat dhe në rajonin e Mekatit, Vlorë”

nikola