Mirë se vini në www.minoritete.al media e parë kombëtare online e pavarur që fokusohet ekskluzivisht për Minoritetet Kombëtare në Republikën e Shqipërisë. www.minoritete.al ka për qëllim informimin dhe promovimin e Minoriteteve Kombëtare në Republikën e Shqipërisë. I konceptuar si një platformë gjithëpërfshirëse. www.minoritete.al synon të krijojë një hapësirë digjitale të dedikuar për Minoritetet Kombëtare, duke reflektuar realitetin e tyre kulturor, social dhe ekonomik, si dhe duke forcuar përfaqësimin e tyre në sferën publike. Ne jemi të përkushtuar që zëri i çdo Minoriteti të dëgjohet pa dallim, me respekt dhe me dinjitet.
Qëllimi
Qëllimi ynë është të ofrojmë një hapësirë të hapur dhe gjithëpërfshirëse për informim, ndërgjegjësim dhe ndërveprim mbi jetën dhe aktivitetet e Minoriteteve Kombëtare në vendin tonë.
Të kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj diversitetit etnik, kulturor dhe gjuhësor në Republikën e Shqipërisë.
Një shoqëri ku diversiteti është burim fuqie, ku të gjithë qytetarët pavarësisht prejardhjes, gjuhës, kulturës të kenë mundësi të barabarta për pjesëmarrje dhe përfaqësim në jetën publike. Ne besojmë se respektimi i diversitetit kulturor dhe përfaqësimi i barabartë është çelësi për një shoqëri demokratike dhe të zhvilluar.
Objektivat kryesore
- Informimi i publikut të gjerë mbi aktivitetet, sfidat dhe arritjet e Minoriteteve Kombëtare në Republikën e Shqipërisë.
- Promovimi i kulturës, gjuhës dhe traditave të Minoriteteve Kombëtare.
- Ngritja e ndërgjegjësimit publik për të drejtat e Minoriteteve Kombëtare.
- Forcimi i përfaqësimit mediatik të Minoriteteve Kombëtare.
Çfarë ju ofrojmë:
- Artikuj lajmesh dhe analiza
- Intervista me përfaqësues nga Minoriteteve Kombëtare dhe aktorë institucionalë
- Promovim të aktiviteteve dhe ngjarjeve të Minoriteteve Kombëtare
- Intervista me përfaqësues të Minoriteteve Kombëtare dhe aktorë të shoqërisë civile
- Artikuj dhe analiza mbi tema të rëndësishme sociale, kulturore dhe politike
- Burime edukative dhe informuese mbi të drejtat e Minoriteteve Kombëtare

