Minoritete AL
KULTURË

Festivali “Kënga Vllahe”, promovim i vlerave dhe trashëgimisë kulturore (VIDEO)

Festivali “Kënga Vllahe”, në edicionin e tij të dytë, solli një atmosferë të veçantë kulturore në fshatin “Andon Poçi”, duke promovuar dhe ruajtur vlerat e këngës dhe valles vllahe si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë shpirtërore.

Në këtë festival, i cili realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, morën pjesë grupe artistike nga disa zona të vendit. Festivali përcolli mesazhin e bashkëjetesës, miqësisë dhe unitetit përmes muzikës dhe traditës, duke e kthyer këtë ngjarje në një urë lidhëse mes brezave dhe komuniteteve.

Në festivalin “Kënga Vllahe” morën pjesë gjashtë grupe vllahe si dhe grupe përshëndetëse, te cilat dëshmuan edhe njëherë se kultura, kënga dhe vallja nuk njohin kufij.

Festivali tregoi edhe që kënga Vllahe është një veprimtari unike, është event që do t’i rezistojë kohës falë pasionit e përkushtimit të artistëve amatorë vllahë dhe stafit organizativ të shoqërisë civile, prandaj ky festival është i mirëpritur.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Divjakë: Ekspozim i punimeve artizanale dhe fotografive që pasqyrojnë kulturën e Minoritetit Arumun

nikola

Festivali Ndërkombëtar “Shpirti i Ballkanit” në Korçë do të sjellë artistë dhe ansamble nga vende të rajonit

nikola

Kalaja e Porto Palermos, skenë muzike dhe dialogu ndërkombëtar

nikola