Minoritete AL
KULTURË

Kalaja e Porto Palermos, skenë muzike dhe dialogu ndërkombëtar

Kalaja e Porto Palermos mirëpriti mbrëmë “World Changers Porto Palermo 2026”, një mbrëmje ndërkombëtare kushtuar dialogut, kulturës, inovacionit dhe bashkëpunimit.

Në program pati panele ndërkombëtare diskutimi si dhe u bë prezantimi premierë i librit “World Federal Constitutionalism and Technologies of Power in the Quantum Era”, me bashkautorë prof. Gabriele Pao-Pei Andreoli dhe Alberto Contu.

Aktiviteti, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkisë Himarë dhe Porto Palermo Festival, solli një eksperiencë ndërkombëtare që shndërroi Kalanë e Porto Palermos në një hapësirë dialogu, krijimtarie, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, duke bashkuar akademikë, artistë, inovatorë, drejtues institucionesh dhe vendimmarrës nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë.

Atmosferës së dialogut ndërkulturor iu shtua performanca e violinistit Olen Cesari, i cili ndërthuri virtuozitetin e muzikës klasike me elemente bashkëkohore.

 

Kalaja e Porto Palermos, skenë muzike dhe dialogu ndërkombëtar

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Në shkollën “Trajan Gjorgiofski dhe Mitre Kolefski” në Pustec, u mbajt promovimi i veshjeve tradicionale maqedonase për burra nga Prespa

nikola

Vizitë studimore dhe bashkëpunim arsimor rumuno-shqiptar

nikola

Prespës sy kaltër (VIDEO)

nikola