Minoritete AL
KULTURË

Në shkollën “Trajan Gjorgiofski dhe Mitre Kolefski” në Pustec, u mbajt promovimi i veshjeve tradicionale maqedonase për burra nga Prespa

Në shkollën “Trajan Gjorgiofski dhe Mitre Kolefski” në Pustec, u mbajt promovimi i veshjeve tradicionale maqedonase për burra nga Prespa, të realizuara në kuadër të projektit “Krijimi i veshjeve tradicionale të pakicave kombëtare maqedonase, arumune dhe rome në Qarkun e Korçës”, i zbatuar nga shoqata maqedonase “Sonce” në bashkëpunim me organizatat partnere dhe me mbështetjen e Komitetit për Pakicat Kombëtare.
Pas rikonstruksionit të katër veshjeve tradicionale për gra vitin e kaluar, prezantimi i sotëm i veshjeve tradicionale për burra e plotëson krijimin e ansamblit të plotë të grupit folklorik të Prespës. Me këtë, thesaari ynë kulturor fiton një përfaqësues edhe më të fuqishëm dhe më të denjë si në vend, ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

U prezantua ne Fier projekti me titull: “Vazhdimi i klasave të arumanishtes në rajonin e Sqepurit, Berat dhe në rajonin e Mekatit, Vlorë”

nikola

Urime me rastin e festës së Shën Kliment Ohërit nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

nikola

“Identitete në dritë”: Fondacioni “Harriet Martineau” përmbyll projektin kushtuar trashëgimisë arumune

nikola