Minoritete AL
AKTUALITET

Komiteti për Pakicat Kombëtare hap thirrjen për projekt-propozime për 2026 nën moton  “Trashëgimia si urë bashkëjetese”

Komiteti për Pakicat Kombëtare në mbështetje të ligjit Nr. 96/2017“Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, VKM-së Nr.769 datë 15.12.2021 për “Kriteret e mbështetjes së nismave dhe projekteve që synojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, dhe kriteret e përzgjedhjes për financimin dhe administrimin e fondit për pakicat kombëtare”, të Planit Strategjik për Zhvillimin Institucional të Komitetit për Pakicat Kombëtare 2023-2026, Programit Vjetor 2025 “Për pjesëmarrje në procedurë konkurrimi për financim me grante” si dhe Analizës së Nevojave për vitin 2026 shpall thirrjen nën moton:

“Trashëgimia si urë bashkëjetese”

Komiteti për Pakicat Kombëtare hap thirrjen për projekt-propozime e cila synon të mbështesë financiarisht me fonde publike projekt-propozime të paraqitura nga organizatat e shoqërisë civile,(të cilat janë të regjistruara sipas ligjit, ushtrojnë veprimtari sipas objektit të përcaktuar në statutin e tyre dhe disponojnë NIPT); si dhe persona fizikë të regjistruar në QKB; që kanë në objektin e ushtrimit të aktivitetit mbrojtjen, promovimin mbështetjen e të drejtave të pakicave kombëtare (pra subjektet përfituese të granteve do të jenë Organizatat e shoqërisë civile/personat fizikë që i përkasin vetëm një pakice kombëtare dhe që kanë si objekt aktiviteti mbrojtjen dhe promovimin e identitetit kulturor, etnik, gjuhësor dhe tradicional të pakicave kombëtare)

Kjo thirrje synon mbështetjen e projekteve që zhvillohen në Shqipëri.

Thirrja për projekt-propozime e Komitetit të Pakicave Kombëtare për vitin 2026 do të qëndrojë e hapur nga data 26 shkurt 2026 deri në datën 14 prill 2026 ora 16.30. Projekt-propozimet e paraqitura duhet të realizohen deri në muajin dhjetor të vitit 2026 dhe duhet t’i përmbahen kritereve të shpallura në Udhëzuesin e Granteve.

Theksojmë se Komiteti për Pakicat Kombëtare në rolin e autoritetit financues mbështetet në parimet e mëposhtme:

  • Lirinë e pjesëmarrjes e të konkurimit;
  • Mosdiskriminimin e trajtimin e barabartë;
  • Transparencën e procedurave dhe të vendimmarrjes, duke u ofruar të gjithë kandidatëve të dhënat e procedurës përkatëse;
  • Përputhshmërinë me objektivat e grantit e me efektivitetin e përdorimit të burimeve, në bazë të sistemit të konkurrimit dhe të kritereve, që mundësojnë vlerësimin e projektpropozimit dhe të specifikimeve teknike e financiare për përzgjedhjen e shpërndarjen e grantit;
  • Mungesën e prapaveprimit, duke përjashtuar mundësinë e shpërndarjes së fondeve për veprimtari tashmë të realizuara në datën e vendimmarrjes;
  • Paanshmërinë e shqyrtimit e të vendimmarrjes dhe parandalimin e konfliktit të interesave;
  • Përjashtimin e mbivendosjes, që nënkupton shmangien e financimit të së njëjtës veprimtari për të njëjtin interes konkret, më shumë se një herë, gjatë një viti fiskal.

 

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen deri në datën 14 prill 2026 ora 16:30 (një) kopje fizike pranë zyrës së protokollit dhe 1 (një) kopje elektronike në adresën e email-it:  info@pakicatkombetare.gov.al.

Adresa:

Komiteti për Pakicat Kombëtare

Rruga e “Durrësit”, (ish godina e Ministrisë së Mjedisit) Nr. 27  kati 3 Tiranë, Shqipëri

Çdo njoftim dhe komunikim do të bëhet përmes faqes zyrtare të Komitetit të Pakicave Kombëtare www.pakicatkombetare.al si dhe ne adresë elektronike: info@pakicatkombetare.gov.al

Lista e dokumentave për aplikim:

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Grupi muzikor ‘Bajrami’ nga Oreshek, zona e Gorës, performoi në darkën gala që shënoi 30-vjetorin e Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave (AGSM) në Tiranë

nikola

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë do të organizojë seminarin e radhës të Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave në Europë në FUEN

nikola

Ervin Nikolla: Sfidat e Mësimit të Gjuhës Amtare Maqedonase në Shqipëri (1944–2024)

nikola