Minoritete AL
AKTUALITET

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë do të organizojë seminarin e radhës të Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave në Europë në FUEN

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë do të organizojë seminarin e Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave në Europë në Unionin Federal të Kombësive Evropiane (FUEN) në vitin 2026.

Kjo u vendos unanimisht në seminarin e 28-të të Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave të mbajtur në Gorica, Itali në punën e të cilit merri pjesë edhe Nikolla Gjurgjaj, Kryetari i Shoqatës.

Këtë do ta vlerësoja si ditë historike për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë. Shoqata jonë, për herë të parë në vitin 2026, do të jetë organizatore dhe mikpritëse e seminarit të Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave (AGSM) në FUEN që mbahet çdo vit në një rajon të ndryshëm me një minoritet sllav në Europë. Për ne, është një nder i madh dhe sigurisht një vlerësim i aktivitetit tonë, tha Gjurgjaj për gazetën maqedonase “Ilinden”.

Grupi u themelua në vitin 1996, ka 33 shoqata nga e gjithë Europa si anëtare, dhe që nga 16 maji 2015, kur Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tirana u bë anëtare me të drejta të plota të Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN), është pjesë e këtij grupi.

Në seminarin e këtij viti u prezantuan raporte mbi situatën aktuale të pakicave sllave në Europë, si dhe u dakordësuan aktivitetet e ardhshme të grupit të punës.

Brenda këtij kuadri, Gjurgjaj paraqiti një raport mbi situatën e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë dhe problemet me të cilat përballen, si dhe mbi aktivitetet e shoqatës.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju uron gëzuar festën më të madhe maqedonase Ilinden

nikola

Pusteci i harruar miliona euro për investim, por ende ne mjerim

nikola

Pesëmbëdhjetë vjet nga botimi i numrit të parë të gazetës maqedonase “Ilinden” u shënuan solemnisht në Tiranë

nikola