Minoritete AL
AKTUALITET

Grupi muzikor ‘Bajrami’ nga Oreshek, zona e Gorës, performoi në darkën gala që shënoi 30-vjetorin e Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave (AGSM) në Tiranë

Në kuadër të Seminarit të 29-të të Grupit të Punës së Pakicave Sllave në Evropë, të organizuar nga Unioni Federal i Kombësive Evropiane në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Një moment i veçantë ishte darka gala me rastin e 30 vjetorit të ekzistencës së Grupit të Punës së Pakicave Sllave (AGSM), ku ky përvjetor i rëndësishëm u shënua në një atmosferë solemne.

Për ta pasuruar më tej programin, performoi grupi muzikor maqedonas “Bajrami” nga fshati Oreshek, zona Gorës. Me interpretimin e këngëve tradicionale dhe motiveve muzikore autentike nga zona e Gorës, ata sollën emocion dhe krenari të veçantë, duke përfaqësuar denjësisht kulturën dhe traditën e zonës.

Eventi ishte një tjetër konfirmim i rëndësisë së diplomacisë kulturore dhe veprimit të përbashkët drejt ruajtjes dhe afirmimit të identitetit kombëtar dhe kulturor të pakicave sllave në Evropë.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë mësuesit!

nikola

Pusteci i harruar miliona euro për investim, por ende ne mjerim

nikola

Entela Binjaku: Urime ditëlindjen e 15-të gazeta “Ilinden”!

nikola