Dita e tretë e Seminarit të 29-të të Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave në Evropë iu kushtua njohjes me trashëgiminë kulturore, fetare dhe historike të Tiranës.
Pjesëmarrësit vizituan fillimisht Muzeun Kombëtar të Sigurisë Shtetërore dhe Përgjimeve “Shtëpia e Gjetheve”, ku u njohën me një pjesë të rëndësishme të historisë së kohëve të fundit të Shqipërisë.
Më pas ata vizituan Katedralen Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë dhe u takuan me Fortlumturinë e Tij, Joan, Kryepeshkopin e Tiranës, Durresit dhe Gjithë Shqipërisë. Gjatë vizitës, pjesëmarrësit nderuan dhe lipsanet e Shën Joan Vladimirit.

Programi vazhdoi me një vizitë në Piramidën në Tiranë, sot një qendër e njohur kulturore dhe teknologjike, e cila në të kaluarën ishte mauzoleu i Enver Hoxhës.
Si pjesë e aktiviteteve të seminarit, u organizua një shëtitje tematike nëpër kryeqytetin e Shqipërisë nën titullin “Gjurmët e Minoriteteve në Tiranë”, përmes së cilës pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin më mirë me praninë historike dhe kontributin e komuniteteve të ndryshme minoritare në qytet.

