Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i hedh poshtë si të pabaza dhe tendencioze akuzat e bëra në emisionin propagandistik “Studio Actualno Ballkani” dhe i ftuari Ervis Taluri, përfaqësues i të ashtuquajturës Shoqatë për Miqësi Bullgaro-Shqiptare, një strukturë që prej kohësh nuk ka asgjë të përbashkët me miqësinë, por me manipulimin, asimilimin dhe krimin.
Ky është një manipulim klasik mediatik që synon heshtjen e aktivistëve maqedonas në Republikën e Shqipërisë.
Në emisionin propagandistik “Studio Actualno Ballkani”, Ervis Taluri, përfaqësues i të ashtuquajturës Shoqatë për Miqësi Bullgaro-Shqiptare, sulmon drejtpërdrejt Aleancën e Maqedonase për Integrim Evropian dhe presidentin e saj. Këto emisione përfaqësojnë një vazhdim të politikës së gjatë të Bullgarisë për mohimin e kombit maqedonas dhe identitetit maqedonas.
Ervis Taluri, i lindur dhe i rritur në Shqipëri, nga një baba shqiptar dhe një nënë maqedonase, pas një arsimimi të financuar dhe organizuar nga shteti bullgar nga shkolla e mesme deri në studimet e doktoraturës kthehet në Shqipëri si një “ekspert” për pakicën bullgare, me detyrën e mohimit të maqedonasve, sulmimin e partisë maqedonase dhe relativizimit e të së vërtetës.
Një politikë e tillë, e cila përdor metoda nga shekulli i 19-të, është në kundërshtim me vlerat europiane dhe të drejtat themelore të njeriut.
Por publiku duhet ta dijë pas kësaj propagande qëndron një mekanizëm i organizuar mirë. Shoqata e Miqësisë Bullgaro-Shqiptare është lidhur prej vitesh me biznesin e pasaportave bullgare, ku qytetarëve shqiptarë u ngarkohen mijëra euro për “vërtetim origjine”, çertifikata të rreme dhe ndërmjetësim.
Ky model kriminal nuk është sekret ka pasur arrestime për të si në Bullgari ashtu edhe në Shqipëri, dhe disa nga personat e përfshirë kanë përfunduar në listat e zeza ndërkombëtare.
Pavarësisht presioneve me të cilat përballemi vazhdimisht -përmes metodave të ndryshme, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë do të vazhdojë të luftojë me vendosmëri kundër mohimit të identitetit maqedonas nga strukturat e orkestruara bullgare, si në Shqipëri ashtu edhe në institucionet europiane.
Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë Kryetar Nikolla Gjurgjaj

