Minoritete AL
KULTURË

Fondacioni “Harriet Martineau” promovon gjuhën dhe traditën arumune në Sqepur dhe Mekat përmes kalendarit 2026

Fondacioni “Harriet Martineau“ ka realizuar kalendarin e vitit 2026 në kuadër të projektit „Vazhdimi i klasave të arumanishtes në Sqepur dhe Mekat“, i zhvilluar gjatë periudhës prill–tetor 2026.

Përveç promovimit të gjuhës arumune, projekti ka kontribuar edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe tradicionale të komunitetit arumun. Në fotografitë e kalendarit prezantohet edhe veshja tradicionale e vajzës, e përgatitur falë mbështetjes së këtij projekti.

Projekti u realizua me mbështetjen e Departamentit për Rumunët Kudo në Botë (DRP), duke synuar vazhdimësinë e mësimit të gjuhës arumune dhe promovimin e traditave kulturore të këtij komuniteti.

Kalendari për vitin 2026 vjen kështu si një nismë që ndërthur gjuhën, identitetin dhe trashëgiminë kulturore, duke kontribuar në ruajtjen e tyre për brezat e ardhshëm.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Podcast me Vasil Sterjovski, Kryetar i Shoqatës Maqedonase “Sonce”, Korçë (VIDEO)

nikola

Nga Prespa në Korçë, traditat rikthehen përmes kostumeve: Shoqata “Sonce” sjell në jetë veshjet tradicionale të minoriteteve maqedonase, rome, arumune dhe egjiptjane

nikola

“Kultura vllahe”, festival në Gjirokastër për ruajtjen e gjuhës dhe traditave

nikola