Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit zhvilloi një aktivitet informues me qëllim mbrojtjen dhe fuqizimin e minoritetit rom dhe egjiptian, në bashkëpunim me Shoqatën “Unë Gruaja”.
Qëllimet e këtij aktiviteti ishin:
- rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtat e minoritetit rom dhe egjiptian
- përmirësimi i aksesit të tyre në shërbimet publike
- forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile në mbrojtje të këtyre të drejtave.
Gjatë aktivitetit të drejtuar nga përfaqësuesja e Avokatit të Popullit në Pogradec, znj. Burbuqe Ngraçanj, u trajtuan çështje që lidhen me sfidat që përballin këto minoritete në përfitimin e shërbimeve publike, si dhe u theksua rëndësia e garantimit të trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i angazhuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke kontribuar në rritjen e aksesit të barabartë në shërbime publike për të gjitha komunitetet.

