Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Unionit Federal të Komuniteteve Etnike Europiane (FUEN), ka njoftuar se do të propozojë një Rezolutë për avancimin e të drejtave të pakicës kombëtare maqedonase në Shqipëri.
Kongresi i 70-të i FUEN do të mbahet nga 17 deri më 20 shtator 2026 në Helsinki të Finlandës. Shoqata jonë është anëtare e barabartë e FUEN që nga 16 maji 2015 dhe është pjesë e Grupit Punues të Pakicave Sllave pranë Unionit. Që atëherë, ne kemi marrë pjesë rregullisht në të gjitha kongreset e zhvilluara, tha për gazetën maqedonase “Ilinden” kryetari i shoqatës, Nikolla Gjurgjai.
“Ne, si shoqatë, do të propozojmë një Rezolutë për avancimin e të drejtave të pakicës kombëtare maqedonase në Shqipëri”, shtoi Gjurgjai.
Kongresi do t’u kushtohet çështjeve aktuale lidhur me mbrojtjen e pakicave kombëtare, të drejtat gjuhësore dhe zhvillimin e ardhshëm të FUEN. Pritës i Kongresit është Asambleja Suedeze e Finlandës (Folktinget).

