Mbi procedurat për AMTP (aktin e marrjes së tokës në pronësi), në kuadër të informimit të qytetarëve dhe lehtësimit të procedurave administrative, Bashkia Pustec njofton:
- Qytetarët që kanë humbur AMTP
Të gjithë banorët që kanë humbur AMTP (aktin e marrjes së tokës në pronësi) duhet të paraqiten pranë Sektorit të Bujqësisë, Bashkia Pustec, për të tërhequr fotokopje të aktit nga arkiva përkatëse.
- Pronarët e AMTP (kur pronari është gjallë)
Të gjithë pronarët e pajisur me AMTP duhet të paraqiten pranë Sektorit të Bujqësisë për të aplikuar për lëshimin e certifikatës së pronësisë.
Dokumentacioni i nevojshëm:
Kartë identiteti
Numër telefoni kontakti
Adresë banimi
- Në rastin kur pronari i AMTP ka ndërruar jetë
Procedura vijon sipas legjislacionit në fuqi dhe përfshin dy etapa:
- Çelja e trashëgimisë
Çelja e trashëgimisë kryhet pranë një noteri publik. Për realizimin e saj kërkohet paraqitja e dokumentacionit si më poshtë:
Certifikatë vdekjeje
Certifikatë familjare
AMTP
Lista e trashëgimtarëve
Pas shqyrtimit të dokumentacionit, noteri lëshon Dëshminë e Trashëgimisë.
- Aplikimi pranë Bashkisë
Me Dëshminë e Trashëgimisë, trashëgimtarët paraqiten pranë Sektorit të Bujqësisë për të vijuar procedurat:
Ose në emër të të gjithë trashëgimtarëve (bashkëpronësi), ose sipas marrëveshjes ndërmjet tyre, të formalizuar me akt noterial.
Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të paraqiten pranë Sektorit të Bujqësisë në Bashkinë Pustec gjatë orarit zyrtar të shërbimit.

