Minoritete AL
AKTUALITET

Mesazh urimi nga Shoqata Maqedonase “Ilinden” për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare: “Të ruajmë gjuhën për të mbrojtur identitetin”

Me rastin e 21 Shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka përcjellë një mesazh urimi për Pakicën Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, si dhe për të gjithë maqedonasit në mbarë botën.

Në mesazhin e saj, Shoqata thekson rëndësinë e veçantë që ka ruajtja dhe zhvillimi i gjuhës amtare si një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar dhe kulturor. Sipas deklaratës, edukimi në gjuhën amtare përbën segmentin më të rëndësishëm në formësimin e tipareve themelore të një kombi dhe në ruajtjen e trashëgimisë së tij ndër breza.

“Edukimi në gjuhën amtare për fëmijët e Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë do të thotë forcim dhe ruajtje e identitetit kombëtar dhe kulturor, në mënyrë që fëmijët tanë të rriten duke ushqyer dhe respektuar traditat e tyre kulturore dhe fetare”, thuhet në urimin e Shoqatës.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë nënvizon se Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare shërben si një kujtesë për institucionet dhe shoqërinë në tërësi mbi rëndësinë e mbështetjes së diversitetit gjuhësor dhe garantimit të të drejtës për arsimim në gjuhën amtare për komunitetet pakicë.

Urimi është përcjellë nga Kryetari i Shoqatës, Nikolla Gjurgjaj, i cili ka riafirmuar angazhimin e vazhdueshëm të shoqatës për mbrojtjen e të drejtave, kulturës dhe identitetit të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Shoqata Maqedonase “Sonce” do të jetë organizatore e Asamblesë së Përgjithshme të ardhshme të NPLD-së, e cila do të mbahet në vitin 2027

nikola

Pusteci i harruar miliona euro për investim, por ende ne mjerim

nikola

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë kundër vendimit të Qeverisë, për hapjen e tre qendrave për migrantë në territorin e Bashkisë Pustec

nikola