Minoritete AL
AKTUALITET

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë kundër vendimit të Qeverisë, për hapjen e tre qendrave për migrantë në territorin e Bashkisë Pustec

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë kundër vendimit të Qeverisë, për hapjen e tre qendrave për migrantë në territorin e Bashkisë Pustec, bashki e banuar nga minoriteti kombëtar maqedonas.

Nëpërmjet kësaj padie kërkohet përjashtimi i Bashkisë Pustec nga plani shtetëror për hapjen e qendrave për migrantë, pasi vendimi është marrë pa konsultim me pushtetin vendor, pa transparencë dhe pa përfshirjen e komunitetit lokal, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare.

AMIE vlerëson se ky vendim cenon interesat, sigurinë dhe stabilitetin demografik të komunitetit maqedonas në Bashkinë Pustec dhe përbën një precedent të rrezikshëm të trajtimit të zonave minoritare pa respekt institucional.

Aleanca e Maqedonase për Integrimin Europian do të vazhdojë betejën ligjore dhe institucionale, deri në mbrojtjen e plotë të të drejtave dhe dinjitetit të komunitetit maqedonas në Shqipëri.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Në kujtim të Thoma Binjakut, një figurë emblematike e komunitetit arumun

nikola

Shoqatа Мaqedonase “Ilinden”-Tiranë јu uron Gëzuar Kurban Bajram

nikola

Pesëmbëdhjet vjet nga botimi i numrit të parë të gazetës maqedonase “Ilinden”

nikola