Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë Çertifikatën e Mirënjohjes “Ilinden”.
Çertifikata e Mirënjohjes “Ilinden” për vitin 2025 iu dha Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë për përpjekjet dhe mbështetjen që ofron për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë, si dhe për mbështetjen e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.
Ishte një nder i madh për mua, në emër të shoqatës dhe Pakicës Kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë, të dorëzoja personalisht Certifikatën e Mirënjohjes “Ilinden”. Në takim morën pjesë Endrit Shabani, Avokat i Popullit, Sekretari i Përgjithshëm i Avokatit të Popullit, Z. Fatbardh Zenelaj dhe Znj. Vilma Shurdha, Komisionere e Departamentit të Përgjithshëm.
E njoha Avokatin e Popullit me punën dhe aktivitetet aktuale të shoqatës, theks i veçantë në bisedë u vu në çështjet kyçe për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë.
Mirënjohje të përzemërta për Avokatin e Popullit për mbështetjen e tij të pakursyer dhe fjalët inkurajuese, të cilat na japin forcë dhe motivim për të vazhduar luftën tonë për ruajtjen e gjuhës, identitetit dhe kulturës maqedonase.

