Minoritete AL
AKTUALITET

Fshati Trebisht zona e Gollobordës dikur me 700 familje, sot me 130, largimi masiv nga braktisja e shtetit

Dikur në fshatrat e Njësisë Administrative Trebisht në Bashkinë e Bulqizës jetonin rreth 700 familje duke bërë një komunitet shumë të rëndësishëm në lindje të Bashkisë së Bulqizës. Por pas viteve 90-të ashtu si shumë fshatra të tjerë, as Trebishti nuk i shpëtoi hemoragjisë së largimit masiv të shqiptarëve nga trojet e tyre.

Banorët e mbetur aty thonë se dikur në Trebisht jetonin mbi 700 familje, sot kanë mbetur diku tek 130 në të gjithë fshatrat e kësaj njësie administrative. Problemet që mendojnë banorët që kanë mbetur se detyruan të tjerët të largohen janë që nga infrastruktura rrugore, kanalet vaditëse, uji i pijshëm që tarifohet aforfe, energjia elektrike, shërbimi shëndetësorë, i pastrimit të mbeturinave etj.

Të gjithë banorët kanë një mendim për politikanët lokal dhe qëndror. Sipas tyre, premtime japin me shumicë në fushata elektorale, por sapo zgjedhjet të mbarojnë nuk duken më aty. Në mungesë të infrastrukturës së duhur rrugore, largësisë me qytetin e Bulqizës, banorët e Trebishtit detyrohen të shkojnë në Dibër të madhe për shumë shërbime./mattv.al

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Trebishti zona e Gollobordës i harruar në skajin e Bulqizës (FOTO)

nikola

Seminari i AGSM në Tiranë u përqëndrua në situatën e Minoritetit Maqedonas në Shqipëri

nikola

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj në takimin me Kryetarin e Bashkisë së Prilepit, Dejan Prodanoski

nikola