Minoritete AL
AKTUALITET

̈Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit zhvilloi një aktivitet informues me qëllim mbrojtjen dhe fuqizimin e minoritetit rom dhe egjiptian

Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit zhvilloi një aktivitet informues me qëllim mbrojtjen dhe fuqizimin e minoritetit rom dhe egjiptian, në bashkëpunim me Shoqatën “Unë Gruaja”.

Qëllimet e këtij aktiviteti ishin:

  • rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtat e minoritetit rom dhe egjiptian
  • përmirësimi i aksesit të tyre në shërbimet publike
  • forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile në mbrojtje të këtyre të drejtave.

Gjatë aktivitetit të drejtuar nga përfaqësuesja e Avokatit të Popullit në Pogradec, znj. Burbuqe Ngraçanj, u trajtuan çështje që lidhen me sfidat që përballin këto minoritete në përfitimin e shërbimeve publike, si dhe u theksua rëndësia e garantimit të trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i angazhuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke kontribuar në rritjen e aksesit të barabartë në shërbime publike për të gjitha komunitetet.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Maqedonasit në Shqipëri bënë histori: Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë organizon seminarin e 29-të të AGSM në FUEN për minoritetet sllave në Europë

nikola

Kryeministri i Maqedonisë nderon heronjtë e Luftës së Dytë Botërore në Tuminec zona e Prespës

nikola

Njoftim nga Bashkia Pustec mbi procedurat për aktin e marrjes së tokës në pronësi

nikola