Prespës sy kaltër (poezia Ylli Gusho 1984)
Që lart nga Mal’i Thatë po hodhe një vështrim,
Sheh qiellin aq të pastër gjer tej në pambarim…
Dhe poshtë tij dy sy -të kaltra copa qielli:
nga njëra anë Prespa, nga tjera ësht’ “Liqeni”.
Me male t’madhërishëm, në dimër me dëborë,
Ngado ësht’ e rrethuar , si nuse me kurorë
Sykaltëra kjo Prespë , me ujin kristal
Me gjiret e mahnitshme, me bukurinë e saj!
Me bukuri të rrallë, ku valle hedhin majat,
Tek kanë zgjatur kokën, ashtu si në përrallat,
Të shihen në pasqyrën e Syritt të çuditshëm,
Ku pelikan’ i bardhë rrëshqet porsi një nimfë.
Dhe ja: në brigjet tona, ku lule sjell Pranvera
Të bardha dhe të kuqe , të çelura ngahera
Këndon kjo Val’ e Prepës me zërin krejt të ri
Me zërin e kumbueshmëm që larg në lashtësi.
“A ju pëlqen ?”- po thothë, nga gryka e Zaverit,
Ku kaltëron gjer thellë e thyer drit’e diellit,
Ku gurëve dhe shkureve u iku vendbanimi,
E grurit dhe rrushit u buzëqesh agimi?
Të kthjellët , të kulluar, të qetë dhe pa bujë
Në “goj’ e Malit “ futet, nga brenda t’a freskojë,
Matanë tij të dalë, n’burimet të burojë
Dhe Drinit e Drilonës nga uj’i vet t’i çojë
Që lart nga Mal’ i Thatë po hodhe një vështrim,
Sheh qiellin aq të pastër gjer tej në pambarim,
Dhe poshtë tij dy sy-të kaltra copa qielli:
Nga njër anë Prespa , nga tjetra ësht’ “Liqeni”
Ylli Gusho
25 gusht 1984

