Minoritete AL
POLITIKË

Avokati i Popullit takon të rinjanëtarëve të minoritetit rome dhe egjiptiane

Sot, në Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, Avokati i Popullit priti një grup të rinjsh nga pakicat rome dhe egjiptiane, në një bashkëbisedim të mundësuar me ndërmjetësimin e Komitetit të Pakicave Kombëtare dhe Qendrës së Trajnimit Profesional.

Gjatë këtij takimi, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, i nxiti të rinjtë që të sjellin çdo ankesë apo problematikë të tyre pranë institucionit tonë.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua shqetësimit të ngritur nga vetë pjesëmarrësit, të cilët kundërshtojnë barrierat dhe kushtëzimet aktuale ligjore që nuk i lejojnë të rinjtë pa arsimin bazë të përgatiten profesionalisht duke marrë një zanat.

Shabani u angazhua maksimalisht për të trajtuar me prioritet këtë çështje, duke theksuar diskriminim e dyfishtë me të cilin përballen shumë të rinj romë dhe egjiptianë: një herë duke mos iu garantuar të drejtën për arsim, dhe më pas duke mos iu lejuar një shans të dytë përmes barrierave si kriteret ligjore për kualifikimet profesionale.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të analizojë kuadrin ligjor, me bindjen se integrimi në tregun e punës përmes arsimit profesional është jetik për t’i garantuar çdo të riu mundësi progresi në ekonominë e dijes dhe të edukimit të vazhduar gjatë gjithë jetës.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

OSBE organizoi tryezë rrumbullakët për ushtrimin e të drejtës së votës nga minoritetet kombëtare në Shqipëri

nikola

“Ditët e Kujtesës”- 20 shkurt 1991, shembja e simbolit të komunizmit

nikola

Prezenca e OSBE-së mbështeti KQZ-në në organizimin e analizës paszgjedhore 2025

nikola