Fondacioni “Harriet Martineau” u themelua në Tiranë më 06.06.2012 me nismën e një grupi intelektualësh.
Gjate vitit 2025:
Fondacioni riaplikoi per te qene anetar i Keshillit te Integrimit Evropian prane Parlamentit te Shqiperise (KKIE) edhe per nje mandat dy-vjeçar. Ky eshte mandati i dyte i Fondacionit HM ne KKIE.
Fondacioni HM u perfshi ne direktorinë e OJF-ve të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, një platformë për shoqërinë civile në nivel kombëtar e lokal.
Fondacioni është anëtar i dy tryezave Platformave të Partneritetit të Integrimit Evropian (PPIE): “Konkurenca e lirë” dhe ‘Reforma në administratën publike”.
Fondacioni HM gjendet edhe ne platformen evropiane: https://thecivics.eu/projects/mapping/
Fondacioni nënshkroi marrëvveshje partneriteti me Muzeun e Brëilës “Karoli I” në Brëila te Rumanise
Fondacioni nënshkroi marrëvveshje partneriteti me Shoqatën Miqësi dhe Integritet” në Galac të Rumanisë
Fondacioni nënshkroi marrëvveshje partneriteti me shoqaten “Cred in Romania” me qender ne Bukuresht.
Gjatë vitit 2025 Fondacioni HM realizoi tri projekte: “Kultura dhe trashegimia arumune, bashke dhe ne nje tryeze” realizuar me mbeshtetjen e Komitetit per Pakicat Kombetare te RSH-se.
Projektet me titull: “Ngritja e klasave te arumanishtes ne Sqepur te Beratit dhe “Vazhdimi i portalit “arumun” i radios “arumun” dhe mbeshtetjes per RTSH-Gjirokastra” u realizuan me mbeshtetjen e Departamentit per Rumunet e Kudondodhur, Rumani.
Gjate ketyre tri projekteve: u botuan 2 libra me perralla dhe lojra arumanisht, u realizuan 20 ore mesimi me nxenesit arumune ne Sqepur te Beratit, u botua nje broshure informuese per trashegimine kulinare, u realizuan 10 veshje tradicionale arumune per vajza dhe djem, u realizuan 6 dite ekspozimi te trashegimise kulinare ne Fier, Korce dhe Elbasan dhe nje tryeze informuese ne Tirane me perfaqesues te Komitetit te Pakicave, u realizuan 10 intervista me figura arumune nga zona te ndryshme te vendit. Te gjitha intervistat u transmetuan gjate dhjetorit dhe janarit 2026 ne RTSH -Gjirokastra.
Kanali i radios online u vendos edhe ne tri platforma te reja nderkombetare.
Gjate vitit 2025 radioja ARUMUN u degjua ne keto adresa:
http://radio.garden/listen/radio-arumun/tLPHm6d7
https://onlineradiobox.com/al/hm/?cs=al.hm
https://mytuner-radio.com/radio/hm-radio-albania-499878/
https://stream-172.zeno.fm/1nykd3t9f7qtv
https://www.radio.net/s/arumun
https://www.tunedradios.com/en/radio/arumun-alhttps://www.liveradio.ie/stations/arumun
Veprimtarite e zhvilluara gjate vitit 2025 jane:
15 janar 2025- Takim online ne “Vitin e Emineskut”.
21 shkurt 2025- Takim online me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.
21 maj 2025- Dita e Diversitetit Kulturor- Veprimtari me rastin e perurimit te librit ” Vetem tri fjale” ne Biblioteken “Musine Kokalari” ne Tirane.
1 qershor 2025- Veprimtari ne Kishen e Shen Sotirit ne Korce me rastin e perurimit te librit ” Vetem tri fjale”.
29 korrik-5 gusht 2025- fëmijët arumunë dhe 1 mesues shoqerues moren pjese ne edicionin XVI të Programit të Kampeve “ARC”
31 gusht 2025- Dita e gjuhes rumune”- Veprimtari ne sallen e Hotelit “Fier”, Fier.
3 shtator 2025- Fondacioni merr pjese ne Konferencen Nderkombetare Soundscapes in the Balkans, Brashove, Rumani.
13, 14, 20,21, 27, 28 shtator- “Ekspozitat e shijes” u mbajtën në Fier, Korçë dhe Elbasan.
3 tetor 2025 – Projekti me titull: “Kultura dhe trashegimia arumune, bashke dhe ne nje tryeze”- Hotel “Opera” ne Tirane.
17 nentor 2025 Fondacioni HM. mori pjese ne “INTERNATIONALES JUGENDFESTIVAL HEIDELBERG 2025”.
6-8 dhjetor 2025 – Fondacioni HM mori pjese ne Konferencen Nderkombetare mbajtur ne Timishoara, Rumani.
Cdo dite u botuan lajme dhe artikuj ne portalin www.arumun.com.
Ky është viti i peste qe nga themelimi qe portali vazhdon aktivitetin.
Fondacioni HM ka marre pjese ne takimet kulturore te mbajtura nen moton: Dialoget kulturore” organizuar nga Shoqata e Shkrimtareve Rumune ne Amerike dhe Kanada.

