Në datë 03.12.2025, përfaqësuesi i Minoritetit Egjiptian, Arjan Lile dhe përfaqësuesi i Minoritetit Rom, Erion Xhaibra, morën pjesë në takimin për Hartimin e Planit të Veprimit 2026 – 2030 për Integrimin e Minoriteteve Rome dhe Egjiptiane.
Ky takim organizohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dy përfaqësuesit e pakicave Rome dhe Egjiptiane shprehën opinionet e tyre për ndryshimet në planin e ardhshëm të veprimit, me qëllim përmirësimin e kushteve sociale dhe politike. Në këtë takim merrnin pjesë ekspertë nga institucione të ndryshme.

