Minoritete AL
TURIZËM

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

Shqipëria renditet mes 10 destinacioneve kryesore jashtë Bashkimit Evropian të zgjedhura nga rezidentët e BE-së.

Agjencia për Media dhe Informim iu referua të dhënave të publikuara nga Eurostat, sipas të cilave drejt Shqipërisë u regjistruan rreth 2 milionë udhëtime, me të paktën një natë qëndrimi.

Kjo shifër përfaqëson 2% të të gjitha udhëtimeve të rezidentëve të BE-së jashtë territorit të Unionit.

Në renditjen e Eurostat-it, MIA thekson se Shqipëria pozicionohet përkrah destinacioneve të njohura ndërkombëtare si Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Norvegjia, Egjipti, Maroku dhe Tajlanda.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Revista spanjolle: Shqipëria, zbulimi i madh i turizmit mesdhetar

nikola

Shqipëria, një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në Evropë në 2026

nikola

Daily Express: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

nikola