Minoritete AL
TURIZËM

Fshati Fushë-Studën në zonën e Gollobordës nën dëborë, një pikturë natyrore në zemër të Shebenikut (VIDEO)

Fshati Fushë-Studën në zonën e Gollobordës, i mbuluar nga dëbora ofron një pamje piktoreske në këto ditë dimri.

I kthyer në një prej destinacioneve më të frekuentuara në vend sa i përket turizmit malor, ky fshat t’i ofron të gjitha: ajrin, ujin dhe natyrën e bukur, e cila është kurorëzuar me një liqen që vit pas viti tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje të mrekullueshme që vijnë nga Fushë-Studëni në Parkun Kombëtar të Shebenikut.

Gjithashtu në pamje shihet edhe liqeni i Fushë-Studënit, i cili ka marrë një pamje spektakolare, ndërsa i rrethuar nga bardhësia e borës i ngjan një pikture natyrale fantastike.

Fushë-Studëni ndodhet në njësinë administrative Stëblevë zona e Gollobordës dhe është një ndër atraksionet më të bukura të Parkut Kombëtar të Shebenikut./www.ata.gov.al

 

 

Ndoshta je i interesuar të lexosh

“The Sun”: Shqipëria – destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

nikola

Daily Express: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

nikola

Në ditën e parë të vitit 2026, Korça është mbushur nga gjallëria e turistëve

nikola