Minoritete AL
SPORT

Të vegjlit e ekipeve sportive në shkolla përgatiten për festivalin U10

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga përgatitjet e ekipeve sportive të shkollave për festivalin sportiv në disa disiplina për kategorinë U10.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se fëmijët po përgatiten me entuziazëm për aktivitetin sportiv, duke treguar pasion dhe energji në disiplinat e basketbollit dhe volejbollit.

Sipas tij, përmes këtyre aktiviteteve, nxënësit hedhin hapat e parë drejt sportit dhe kulturës së garës.

“Këta janë më të vegjlit e ekipeve sportive në shkolla, që po përgatiten me entuziazëm për festivalin e madh sportiv në disa disiplina për kategorinë U10. Me shumë pasion dhe energji, tregojnë çdo ditë se janë talente në basketboll dhe volejboll, duke hedhur hapat e parë drejt sportit dhe frymës së garës”, su shpreh Rama ndërsa solli momente nga përgatitjet.

Festivali sportiv U10, pjesë e projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”, një nismë që synon nxitjen e aktivitetit fizik dhe promovimin e sportit në sistemin arsimor parauniversitar.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Begaj i dorëzon flamurin ekipit përfaqësues në Lojërat Olimpike Dimërore 2026

nikola

Taekwondo, 1200 sportistë nga 50 vende të botës garuan në Tiranë për kualifikim në Finalen e Grand Prix

nikola

Drejtori i FBI-së jep alarmin, Patel: Shtohen kërcënimet gjatë Kupës së Botës

nikola