Minoritete AL
SPORT

Prishtina dhe Durrësi nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030

Në Prishtinë u zhvillua takimi i parë i Komitetit Organizativ për Lojërat Mesdhetare “Prishtina & Durrësi 2030”, një projekt historik që do të shënojë një kapitull të ri për sportin shqiptar gjithëkombëtar.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit u përfaqësua nga zëvendësministri Endrit Hoxha. Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria, me Durrësin, do të presë një nga ngjarjet më të mëdha sportive në rajonin e Mesdheut.

Kreu i MTKS-së, Blendi Gonxhja, e cilësoi këtë si një moment krenarie dhe një mundësi të jashtëzakonshme për të dëshmuar kapacitetet organizative, për të zhvilluar më tej infrastrukturën sportive dhe për ta promovuar vendin tonë në arenën ndërkombëtare.

“Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina & Durrësi 2030’ janë shumë më tepër se një event sportiv. Ato përfaqësojnë një projekt strategjik të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, që kërkon vizion, bashkëpunim të ngushtë institucional dhe përkushtim të vazhdueshëm”, u shpreh ministri Gonxhja.

Procesi do të koordinohet nga Komiteti Organizativ, me synimin e suksesit të Lojërave Mesdhetare 2030 dhe lënien e një trashëgimie të qëndrueshme për sportin dhe brezat që do të vijnë.

Këto do të jenë Lojërat e XXI Mesdhetare. Sipas projektit organizativ, garat do të shpërndahen në 11 komuna të Kosovës, si edhe në Durrës, ku do të zhvillohen disiplinat e sporteve ujore, veçanërisht lundrimi (sailing), falë infrastrukturës bregdetare.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Qyteti Evropian i Sportit, nga Shkodra 2025 te Korça 2026

nikola

Shqipëria në Grupin C1 të UEFA Nations League, përballet me Finlandën, Bjellorusinë e San Marinon

nikola

Taekwondo, 1200 sportistë nga 50 vende të botës garuan në Tiranë për kualifikim në Finalen e Grand Prix

nikola