Minoritete AL
POLITIKË

Përfaqësuesit e minoriteteve kërkojnë përfaqësim në Parlament

Përfaqësuesi i shtatë subjekteve minoritare ishte pjesë e takimit me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, ku u shpreh se mungesa e përfaqësimit politik për minoritetet në Shqipëri është një problem që zgjat mbi 35 vite dhe kërkon vëmendje të menjëhershme.

Ai theksoi se, edhe pse komunitetet minoritare përbëjnë një numër të konsiderueshëm, shpërndarja e tyre gjeografike nga Vermoshi deri në Konispol e bën të pamundur grumbullimin e votave të nevojshme për të zgjedhur një deputet në një qark të vetëm.

Në këtë kontekst, përfaqësuesi nënvizoi rëndësinë e respektimit të të drejtave të minoriteteve në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe njoftoi se shtatë subjektet minoritare kanë përgatitur një draft konkret për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Qëllimi i deklaratës së tij ishte të kërkonte me forcë që minoritetet të marrin respektin dhe vlerësimin minimal që u takon, duke kontribuar kështu në demokratizimin e vendit dhe forcimin e familjes politike të opozitës.

Natyrisht, unë jam këtu në emër të shtatë subjekteve minoritare. Sikurse e shohim panoramën në rrafshin e Ballkanit, pa e marrë më gjerë, partitë minoritare përfaqësohen gjithmonë në parlamente dhe kanë kuota.

Rasti specifik i minoritetit që unë përfaqësoj në Shqipëri është një numër jashtëzakonisht i madh, por ka mbetur për të dëshiruar që për më shumë se 35 vite të mos ketë pasur përfaqësim politik. Mekanizmat nuk na favorizojnë aspak dhe e bëjnë të pamundur grumbullimin e këtij numri në një qark për të dalë deputet. Numerikisht, në Republikën e Shqipërisë ne jemi të shpërndarë nga Vermoshi deri në Konispol, por kurrë nuk arrijmë të formojmë numrat e nevojshëm për të hyrë në parlament.

Natyrisht, këtu kërkojmë vëmendje, veçanërisht duke qenë se minoritetet janë prioriteti i pestë në negociatat me Bashkimin Europian. Flitet shumë për këtë çështje, kemi shumë tryeza me OSBE-ODIHR-in dhe organet ndërkombëtare, dhe kërkojmë me këmbëngulje që zëri ynë të dëgjohet kur vjen puna te reforma zgjedhore, për të artikuluar dëshirën tonë brenda familjes politike të përbashkët.

Unë e kërkoj këtë me këmbëngulje, bashkë me kolegët e mi. Shtatë subjektet minoritare kemi rënë dakord që, meqënëse jemi në kohë dhe nëse kërkohet nga ana jonë një draft për ta përfshirë në ndryshimet e Kodit Zgjedhor, do të doja me shumë respekt dhe vlerësim që këto minoritete të respektohen në vend, duke i dhënë kështu një dimension më demokratik procesit për minoritetet. Kjo është minimalisht e nevojshme.

 

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hapur thirrjen për 10 pozicione të lira pranë misionit shqiptar në BE

nikola

Me iniciativën e Aleancës së Maqedonasve për Integrim Europian, Këshilli i Bashkisë së Pustecit miratoi vendim kundër ndërtimit të kampeve të emigrantëve në Prespë

nikola

Çuno: Minoriteti egjiptian me 45 mijë vota nuk ka një mandat parlamentar?!

nikola