Minoritete AL
POLITIKË

Demo: Reforma territoriale të përqendrohet te cilësia e shërbimeve, jo te numri i bashkive

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot se reforma administrativo-territoriale duhet të përqendrohet te rritja e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe jo te numri i bashkive.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Demo theksoi se ministria luan një rol partneriteti me komisionin në këtë proces.

“Kjo është një reformë që të dyja palët duhet ta shtyjnë para. Ministria, cilido që të jetë produkti i komisionit, do të duhet ta implementojë atë në territor”, tha Demo.

Demo tha se nuk ka qëndrim për sa i përket formës që duhet të marri reforma.

“Puna po zhvillohet me intensitet në komision me takime në territor por edhe dëgjesa me aktorë dhe faktorë të ndryshëm që kanë të bëjnë me pushtetin vendor. Ajo që unë vazhdoj të nënvizoj për nga pikëpamja e rëndësisë është fokusi që ne duhet të kemi te funksionet e bashkive. Nuk duhet të biem thjesht në ngërçin ‘më pak, apo më shumë bashki’”, tha Demo.

Sipas tij, duhet të bëhet një punë voluminoze për analizën reale të kompetencave të bashkive, si ato janë zbatuar në territor dhe si është cilësia e shërbimeve për qytetarët.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në BE, çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët shqiptarë

nikola

Çuno reagon ndaj deklaratës së Kujtim Cakranit: “Gjuhë diskriminuese ndaj Minoritetit Egjiptian”

nikola

INSTAT: Popullsia më 1 janar 2025 rezultoi 2.363.314 banorë, bie me 1.2 % nga 2024

nikola