Minoritete AL
INTERVISTA

Intervistë me Nikolla Gjurgjaj, kryeredaktor i Minoritete.al media e parë kombëtare online që fokusohet ekskluzivisht për Minoritetet Kombëtare në Republikën e Shqipërisë

Si lindi ideja për krijimin e Minoritetet.al?

Nikolla Gjurgjaj: Ideja lindi nga nevoja për një hapësirë të dedikuar informimi që trajton në mënyrë profesionale dhe të paanshme çështjet e minoriteteve kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Për vite me radhë, temat që lidhen me minoritetet kanë qenë të shpërndara, shpesh të trajtuara në mënyrë sporadike. Ne pamë mungesën e një platforme serioze, të specializuar dhe vendosëm të krijojmë Minoritetet.al si një media të pavarur, me fokus të qartë.

Çfarë e bën Minoritetet.al të veçantë në tregun mediatik shqiptar?

Nikolla Gjurgjaj: Së pari, është media e parë online në nivel kombëtar që fokusohet ekskluzivisht në çështjet e minoriteteve. Ne trajtojmë tema si të drejtat, kultura, arsimi, trashëgimia, sfidat sociale dhe përfaqësimi institucional. Së dyti, jemi të pavarur, çka na lejon të ruajmë integritetin editorial dhe të japim hapësirë për zërat e komuniteteve që shpesh nuk dëgjohen.

Cilat janë disa nga sfidat kryesore që hasin minoritetet kombëtare në Shqipëri?

Nikolla Gjurgjaj: Sfidat janë të shumta ndër më kryesoret janë përfaqësimi i barabartë, ruajtja e identitetit kulturor dhe gjuhësor, si dhe zhvillimi socio-ekonomik. Ka përparime në aspektin ligjor, por zbatimi praktik mbetet një sfidë e vazhdueshme.

Sa e rëndësishme është media në forcimin e dialogut ndërkulturor?

Nikolla Gjurgjaj: Media ka rol kyç. Ajo mund të ndërtojë ura komunikimi, të luftojë stereotipet dhe të promovojë mirëkuptimin. Nëse informacioni është i saktë dhe i balancuar, ai ndihmon në krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe më demokratike.

Cili është vizioni juaj për të ardhmen e Minoritetet.al?

Nikolla Gjurgjaj: Synojmë të zgjerojmë rrjetin e bashkëpunëtorëve në të gjitha zonat ku jetojnë komunitetet minoritare, të rrisim praninë digjitale dhe të zhvillojmë projekte multimediale. Objektivi ynë është të bëhemi një referencë kombëtare për informacionin mbi minoritetet dhe një platformë dialogu për të gjithë.

Mesazhi juaj si kryeredaktor i Minoritete.al?

Nikolla Gjurgjaj: Si kryeredaktor i Minoritetet.al, misioni im është të garantoj një gazetari të pavarur, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse që i jep zë komuniteteve minoritare në Shqipëri dhe rajon.Ne besojmë se diversiteti është pasuri. Përmes raportimit të saktë, analizave të thelluara dhe promovimit të dialogut ndërkulturor, synojmë të forcojmë mirëkuptimin, barazinë dhe respektin reciprok në shoqëri. Minoritetet nuk janë periferi e shoqërisë ato janë pjesë thelbësore e saj. Zëri i tyre meriton të dëgjohet, të respektohet dhe të përfaqësohet me integritet profesional. Nëse keni tema, shqetësime apo histori që mendoni se duhen trajtuar, dera jonë është gjithmonë e hapur.

Redaksia e Minoritetet.al

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Ervin Nikolla rrëfen për gazetën maqedonase “Ilinden”: Midis gazetarisë dhe përkushtimi për minoritetin maqedonas

nikola