Minoritete AL
AKTUALITET

Urim nga shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e Fjetjes së Shën Mërisë

Me rastin e festës së madhe të krishterë Fjetjes së Shën Mërisë, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i dërgoi urim Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë, Shenjtërisë së Tij Stefan, dhe të gjithë maqedonasve të besimit Orthodhoks në Republikën e Shqipërisë dhe të gjithë maqedonasve kudo që janë në botë.

Më lejoni që, në emrin tim personal dhe në emër të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, dhe në emër të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë, t’ju përgëzoj personalisht, klerin tuaj, të gjithë maqedonasit kudo që janë në botë dhe të gjithë besimtarët ortodoksë, për festën e madhe të krishterë të Shën Mërisë, thuhet në urimin e nënshkruar nga presidenti i shoqatës, Nikolla Gjurgjaj.

Mbi të gjitha, urohen shëndet të mirë, qetësi shpirtërore, lumturi familjare dhe ngrohtësi.

Kremtimi i kujtimit Fjetjes së Shën Mërisë do të thotë kremtim dhe respekt i familjes dhe vlerave familjare, i mirëkuptimit dhe dashurisë për të afërmit tanë dhe gatishmëri për të kapërcyer tundimet. Me fuqinë e emrit të shenjtë së Shën Mërisë në lutjet tona, le të lutemi për shëndet, dashuri, hir, paqe mendore, lumturi dhe ngrohtësi në familjet tona. Fortlumturi, ju përcjell shprehjet e respektit tim më të lartë, thuhet në mesazhin e urimit.

Duke e çmuar traditën, ne festojmë ditën e Nënës dhe mbrojtëses, librit të lutjeve dhe ndërmjetëses së të gjithë të krishterëve, duke ndjekur parimet që na bëjnë njerëz dhe janë burimi i forcës sonë shpirtërore.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Komiteti për Pakicat Kombëtare hap thirrjen për projekt-propozime për 2026 nën moton  “Trashëgimia si urë bashkëjetese”

nikola

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë kundër vendimit të Qeverisë, për hapjen e tre qendrave për migrantë në territorin e Bashkisë Pustec

nikola

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë uron 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë

nikola