Minoritete AL
AKTUALITET

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj u takua me Kryepeshkopin e Ohërit dhe të Maqedonisë, Fortlumturinë e Tij z. Stefan

Fortlumturia e Tij Kryepeshkopi i Ohërit dhe i Maqedonisë, z. Stefan në zyrën e tij, priti sot Nikolla Gjurgjaj, Kryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Ishte një kënaqësi dhe një nder i madh, në emër të shoqatës dhe Minoritetit Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, t’i dorëzoja personalisht Çertifikatën e mirënjohjes “Ilinden”. Në një bisedë miqësore dhe të përzemërt, u shpreh gatishmëria e ndërsjellë për të nxitur bashkëpunimin.

Kryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj e informoi, Fortlumturia e Tij Kryepeshkopi i Ohërit dhe i Maqedonisë, z. Stefan për situatën dhe sfidat me të cilat përballen anëtarët e Minoritetit Kombëtare Maqedonase në Shqipëri, si dhe për aktivitetet dhe angazhimin aktual të shoqatës.

Shpreha mirënjohje të madhe për nderin e takimit dhe bisedës me Fortlumturia e Tij Kryepeshkopi i Ohërit dhe i Maqedonisë z. Stefan dhe me këtë rast, i dhashë atij edhe kopje të gazetës maqedonase “Ilinden” dhe Broshurën e Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave (AGSM) në FUEN në maqedonisht, theksoi Gjurgjaj.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kundërshton mbylljen e zyrave të gjendjes civile në Njësinë Administrative Ostren, zona e Gollobordës

nikola

Kryeministri i Maqedonisë nderon heronjtë e Luftës së Dytë Botërore në Tuminec zona e Prespës

nikola

Prof.ass.Dr. Kimet Fetahu: Realiteti dhe problematika e minoriteteve në Republikën e Shqipërisë

nikola