Minoritete AL
POLITIKË

Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për protestën: Të gjitha palët të ulin tensionet, zgjidhja është dialogu

Delegacioni i Bashkimit Evropian shprehu sot shqetësimin për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë, duke inkurajuar uljen e tensioneve dhe duke bërë thirrje për dialog.

Në një reagim zyrtar publikuar në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane që duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Sipas Delegacionit të BE-së në Tiranë pretendimet për përdorim të tepruar të dhunës duhen hetuar me përparësi.

“Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi. Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet. Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara” thuhet në reagimin për mediet.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Tedi Blushi reagon për incidentin në Pustec: Duhet trajtuar me seriozitet dhe jo me tallje e përçmim ndaj një Minoriteti të tërë

nikola

Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të Komitetit për Pakicat Kombëtare

nikola

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian me urim me rastin e Ilindenit: Të ruajmë identitetin maqedonas dhe të mbetemi të bashkuar

nikola