Minoritete AL
AKTUALITET

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë uron 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë

Gëzuar 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë!

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju uron 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë.

Këtë vit festojmë 35 vjet pavarësi të Maqedonisë – një ditë e madhe dhe domethënëse historike, të cilën e nderojmë dhe e respektojmë me krenari.

Në krijimin, ruajtjen dhe afirmimin e vetëdijes kombëtare maqedonase dhe aspiratës për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur, kanë kontribuar edhe maqedonasit nga Shqipëria.

Duke kultivuar gjuhën, kulturën, traditën dhe identitetin kombëtar maqedonas, maqedonasit nga Shqipëria janë me krenari pjesë e historisë maqedonase dhe e kremtimit të kësaj feste të madhe.

I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë atyre që kontribuan për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur. Le ta ruajmë, respektojmë dhe festojmë këtë ditë të madhe me krenari, dinjitet dhe dashuri.

Gëzuar 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë!

Shoqata Maqedonase “Ilinden“-Tiranë
Kryetari Nikolla Gjurgjaj

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë apelon për kujdes për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike

nikola

Nis Java Kundër Diskriminimit 2026 në Shqipëri: Për barazi, dinjitet dhe përfshirje për të gjithë

nikola

Dr. Ilir Shyta nga TV SOT 7 fitues i Çertifikatës “Ilinden” për vitin 2026

nikola