Minoritete AL
POLITIKË

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një moment krenarie vendimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut që samiti i ardhshëm i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri.

Rama publikoi në rrjetet sociale një fotografi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në përfundim të samitit në Ankara, teksa thekson se pas viteve me shumë punë e durim të madh e paimagjinueshmja bëhet e mundur.

“Ai momenti i krenarisë kur të bëhet zemra mal, pasi kalojnë vite me shumë punë e durim të madh dhe vjen dita kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, e i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s: Shihemi në Shqipëri për samitin e ardhshëm”, shkruan Rama.

Më herët gjatë një konference për mediet në përfundim të punimeve të Samitit të NATO-s në Ankara, sekretari i përgjithshëm Mark Rutte njoftoi se samiti i ardhshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të organizohet në Shqipëri.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Ndryshimet në qeveri u miratuan dje në Kuvend, betohen sot para Presidentit ministrat e rinj

nikola

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian: Pusteci është protektorat bullgar!

nikola

Draft-raportin i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë për vitin 2025 inkurajon forcimin e mbrojtjes së minoriteteve 

nikola