Minoritete AL
POLITIKË

OSBE organizoi tryezë rrumbullakët për ushtrimin e të drejtës së votës nga minoritetet kombëtare në Shqipëri

Ushtrimi i të drejtës së votës nga minoritetet kombëtare ishte në qendër të diskutimeve të një tryeze të rrumbullakët të organizuar sot nga OSBE në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Në takim morën pjesë anëtarë të Komitetit për Pakicat Kombëtare, përfaqësues të KQZ-së, si dhe organizata të shoqërisë civile që angazhohen për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të minoriteteve kombëtare.

Gjatë tryezës u diskutuan gjetjet dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it lidhur me proceset zgjedhore, përvojat e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, si dhe sfidat dhe mundësitë për rritjen e pjesëmarrjes së minoriteteve  kombëtare në procesin zgjedhor.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e garantimit të ushtrimit të plotë dhe efektiv të të drejtës së votës për të gjithë qytetarët, pa dallim, duke vlerësuar dialogun ndërinstitucional dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile si elemente kyçe për përmirësimin e mëtejshëm të proceseve zgjedhore.

Tryeza shërbeu si një platformë për shkëmbimin e përvojave, adresimin e sfidave ekzistuese dhe identifikimin e hapave konkretë që do të kontribuojnë në forcimin e përfshirjes së minoriteteve kombëtare në jetën demokratike të vendit.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Peleshi, takim me përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias

nikola

“Ditët e Kujtesës”- 20 shkurt 1991, shembja e simbolit të komunizmit

nikola

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë uron drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Braho dhe pret që SPAK të hetojë me përparësi lëshimin e paligjshëm të çertifikatave për origjinë bullgare nga institucionet lokale shqiptare

nikola