Minoritete AL
POLITIKË

“Reporterët pa Kufij” publikojnë raportin për Shqipërinë mbi lirinë e medias

“Reporterët Pa Kufij” publikuan raportin mbi lirinë e medias në Shqipëri. Raporti evidenton se në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor i mangët dhe rregullim partiak.

Sa i përket peizazhit mediatik, raporti evidenton se “media më me ndikim e sektorit privat në Shqipëri është në pronësi të një grushti kompanish që kanë lidhje me botën politike në sektorë shumë të rregulluar si ndërtimi”.

Duke ju referuar kornizës ligjore, Raporti thekson se “edhe pse kushtetuta e Shqipërisë dhe angazhimet ligjore ndërkombëtare garantojnë lirinë e shtypit, mbrojtja e konfidencialitetit të burimeve është e pamjaftueshme”.

Raporti gjithashtu nënvizon se “edhe pse i paplotë, dekriminalizimi i shpifjes pritet të jetë i dobishëm për lirinë e medias”.

Në konteksti ekonomik “pronësia e pjesës më të madhe të peizazhit mediatik shqiptar është e përqendruar në duart e vetëm katër ose pesë kompanive”.

Sa i përket kontekstit social-kulturor, në raport evidentohet se “gazetaret, të cilat përbëjnë shumicën e këtij profesioni, përballen me ngacmime në internet dhe në disa raste diskriminim në bazë gjinore brenda kompanive mediatike, megjithëse ka pasur përparim në këtë fushë”.

Sipas raportit, autocensura është e përhapur, por mediat megjithatë kanë krijuar një platformë për vetërregullim etik, të parin e këtij lloji në Shqipëri.

 

 

 

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Tarran: Mungon dialogu, dhuna nuk është pjesë e demokracisë

nikola

Biznes me identitete të rreme: AMIE kërkon hetim për mafian me pasaporta bullgare që zhvat shtetasit shqiptarë

nikola

Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të Komitetit për Pakicat Kombëtare

nikola