Minoritete AL
AKTUALITET

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet aksionin e policisë shqiptare në Bashkinë e Bulqizës, gjatë të cilit u arrestuan zyrtarë të përfshirë në lëshimin e vërtetime të rreme për origjinë bullgare

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë mirëpret aksionin e sotëm policor në Bashkinë e Bulqizës, gjatë të cilit u arrestuan zyrtarë të përfshirë në lëshimin e e vërtetime të rreme për origjinë bullgare në Njësinë Administrative Ostren, zona e Gollobordës.
I bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme dhe të gjitha autoriteteve kompetente që të zgjerojnë hetimin edhe në Bashki të tjera ku ka dyshime për aktivitete të ngjashme të paligjshme, si dhe të çmontojnë të gjithë rrjetin pas këtij krimi të organizuar që lidhet me lëshimin e pasaportave bullgare.
Në të njëjtën kohë, kërkojmë që institucionet kompetente të zgjerojnë hetimin jo vetëm në lëshimin e paligjshëm të vërtetimeve të falsifikuara me origjinë bullgare, por edhe në ndikimin që rrjeti i ndërmjetësve për pasaportat bullgare pati gjatë regjistrimit të vitit 2023 në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ka indikacione serioze se nëpërmjet abuzimit me pozicionin dhe ndikimin, janë instaluar regjistrues dhe qytetarët janë nën presion, janë kërcënuar dhe janë korruptuar për t’u deklaruar si bullgarë, gjë që është një shembull klasik i inxhinierisë së regjistrimit të popullsisë.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë mbetet e përkushtuar fuqimisht për të mbrojtur identitetin e Minoritetit Maqedonase në Shqipëri dhe për të respektuar ligjet dhe vlerat europiane.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Banorët e Pustecit vijojnë të përballen me mungesën e investimeve në infrastrukturë

nikola

Avokati Gentian Sejrani kritik për procedurën e zgjedhjes së Konstantina Beziani, Kryetare e Komitetit Shtetëror për Pakicat Kombëtare

nikola

Në kujtim të Thoma Binjakut, një figurë emblematike e komunitetit arumun

nikola