Minoritete AL
AKTUALITET

Njoftim nga Bashkia Pustec mbi procedurat për aktin e marrjes së tokës në pronësi

Mbi procedurat për AMTP (aktin e marrjes së tokës në pronësi), në kuadër të informimit të qytetarëve dhe lehtësimit të procedurave administrative, Bashkia Pustec njofton:

  1. Qytetarët që kanë humbur AMTP

Të gjithë banorët që kanë humbur AMTP (aktin e marrjes së tokës në pronësi) duhet të paraqiten pranë Sektorit të Bujqësisë, Bashkia Pustec, për të tërhequr fotokopje të aktit nga arkiva përkatëse.

  1. Pronarët e AMTP (kur pronari është gjallë)

Të gjithë pronarët e pajisur me AMTP duhet të paraqiten pranë Sektorit të Bujqësisë për të aplikuar për lëshimin e certifikatës së pronësisë.

Dokumentacioni i nevojshëm:

Kartë identiteti

Numër telefoni kontakti

Adresë banimi

  1. Në rastin kur pronari i AMTP ka ndërruar jetë

Procedura vijon sipas legjislacionit në fuqi dhe përfshin dy etapa:

  1. Çelja e trashëgimisë

Çelja e trashëgimisë kryhet pranë një noteri publik. Për realizimin e saj kërkohet paraqitja e dokumentacionit si më poshtë:

Certifikatë vdekjeje

Certifikatë familjare

AMTP

Lista e trashëgimtarëve

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, noteri lëshon Dëshminë e Trashëgimisë.

  1. Aplikimi pranë Bashkisë

Me Dëshminë e Trashëgimisë, trashëgimtarët paraqiten pranë Sektorit të Bujqësisë për të vijuar procedurat:

Ose në emër të të gjithë trashëgimtarëve (bashkëpronësi), ose sipas marrëveshjes ndërmjet tyre, të formalizuar me akt noterial.

Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të paraqiten pranë Sektorit të Bujqësisë në Bashkinë Pustec gjatë orarit zyrtar të shërbimit.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

17 vjet nga themelimi i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë

nikola

5 maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut

nikola

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bën thirrje maqedonasve në Shqipëri të deklarohen si maqedonas

nikola