Minoritete AL
POLITIKË

Konsultim publik i projektligjit për donacionet dhe sponsorizimet në art, kulturë e sport

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja mori pjesë në konsultimin publik për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të kuadrit ligjor dhe përafrimit me standardet evropiane.

Ministri Gonxhja theksoi se pas 32 vitesh, ligji vendos rregulla më të qarta, forcon transparencën dhe integritetin institucional, si dhe krijon Regjistrin Elektronik Kombëtar për donacionet dhe sponsorizimet.

Ai u shpreh se, “ky projektligj krijon një bazë më të fortë për mbështetjen e aktiviteteve me interes publik, veçanërisht në fushat e artit, kulturës dhe sportit. Synojmë të nxitim një frymë të re ligjore dhe mbi të gjitha të forcojmë besimin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërkombëtarizimit të sektorit”.

Gonxhja shtoi se ligji do të mbështesë zhvillimin e turizmit përmes kalendarëve gjithëvjetorë të eventeve, si dhe fuqizimin e mëtejshëm të sektorit artistik, kulturor dhe sportiv në vend.

Ministri tha se, “projektligji është një hap i domosdoshëm për të krijuar një ambient më transparent dhe të besueshëm për donatorët dhe sponsorët, duke mundësuar që investimet private të kontribuojnë në zhvillimin e kulturës, sportit dhe turizmit në vendin tonë”.

Projektligji “Për donacionet dhe sponsorizimet” synon të vendosë standarde moderne dhe të harmonizuara me praktikat europiane, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe transparent për menaxhimin e fondeve dhe mbështetjen e projekteve me interes publik.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

INSTAT: Popullsia më 1 janar 2025 rezultoi 2.363.314 banorë, bie me 1.2 % nga 2024

nikola

Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, tha në Komisionin e Reformës Zgjedhore se ky është një moment vendimtar për Shqipërinë

nikola

Avokati i Popullit publikon raportin për 2025-ën: Deputetët të mos u bëjnë “makijazh” problemeve

nikola