Minoritete AL
AKTUALITET

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kundërshton mbylljen e zyrave të gjendjes civile në Njësinë Administrative Ostren, zona e Gollobordës

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kundërshton mbylljen e zyrave të gjendjes civile në Njësinë Administrative Ostren, zona e Gollobordës. Zhvendosja e gjendjes civile nga Njësia Administrative Ostren drejt Bashkisë Bulqizë, duke detyruar banorët e zones së Gollobordës të udhëtojnë drejt qytetit të Bulqizës për çdo nevojë minimale.

Për mijëra banorë të fshatrave të thella të zones së Gollobordës, udhëtimi drejt Bulqizës nuk është thjesht një procedurë, por një sfidë fizike dhe ekonomike. Në kushte të vështira atmosferike, ky rrugëtim bëhet pothuajse i pamundur.

Marrja e një çertifikate apo shërbimi tjetër bazë do të kërkojë kohë dhe kosto shtesë, duke e bërë jetesën në këto zona akoma më të papërballueshme.

Duke larguar administratën nga njerëzit, shteti praktikisht po braktis zonën e Gollobordës, kjo vështirëson ekzistencën e Pakicës Kombëtare Maqedonase, duke nxitur largimin e familjeve.

​Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Tiranë i kërkon Qeverisë dhe Bashkisë Bulqizë, që në Njësinë Administrative Ostren të këtë shërbim të gjendjes civile për Njësitë Administrative Ostren dhe Trebisht.

Zona e Gollobordës është një rajon malorë me specifika të veçanta gjeografike me infrastrukturë të dobët ky vendim është një goditje e drejtpërdrejtë e banorëve të Gollobordës.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë mbetet e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë dhe paralajmëron se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe demokratike për të parandaluar këtë izolim administrativ.

 

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Fatri Fetahu, Koordinator i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë për zonën e Gollobordës

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Shoqata Maqedonase “Ilinden“-Tiranë, uron 11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes Popullore të popullit maqedonas

nikola

Banorët e Pustecit vijojnë të përballen me mungesën e investimeve në infrastrukturë

nikola

Çertifikatë Mirënjohjeje për Kryetarin e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile të Shqipërisë për angazhimin e tij

nikola