Minoritete AL
TURIZËM

Në ditën e parë të vitit 2026, Korça është mbushur nga gjallëria e turistëve

Në ditën e parë të vitit 2026, Korça është mbushur nga gjallëria e turistëve, qytetarëve vendas dhe atyre të huaj që kanë zgjedhur këtë qytet për të kaluar natën e ndërrimit të viteve.

Korça vazhdon të mbetet destinacioni i preferuar i qindra qytetarëve që zgjedhin këtë qytet për të kaluar festat e fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Korça, plot me turistë të huaj e qytetarë të shumtë.

Dekori shumëngjyrësh i shtrirë në lagjet kryesore të qytetit, shtëpizat e drurit, pista e patinazhit për fëmijët dhe të rinjtë, janë vetëm disa prej atraksioneve që ofron Korça për festa.

Qytetarët kanë zgjedhur Pazarin e Vjetër, Pedonalen e qytetit si dhe zonën përreth Katedrales, për të shijuar bukuritë magjepsëse të Korçës për festat e fundvitit.

Dita e parë e 2026-ës në Korçë

Ndoshta je i interesuar të lexosh

“The Sun”: Shqipëria – destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

nikola

Prespen mendoj se e njoh shumë mirë, vendin magjik, me natyrë të bukur, të paprekur, të “virgjër” dhe me male madhëshore

nikola

“City AM”: Tirana, mes trashëgimisë dhe modernitetit, drejt një epoke të re turistike

nikola