Minoritete AL
AKTUALITET

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, ia dorëzoi Çmimin “Ilinden” Dr. Hartmut Leipner, Kryetar i AGSM dhe Zëvendëskryetar i FUEN

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, në kuadër të Seminarit të 29-të të Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave në Europë, të organizuar nga Unioni Federal i Kombësive Evropiane (FUEN) në bashkëpunim me shoqatën, i dorëzoi çmimin  “Ilinden” Dr. Hartmut Leipner, Kryetar i Grupit të Punës së Pakicave Sllave (AGSM) dhe Zëvendëskryetar i FUEN, dhe Matic Germovšek Žnidaršić, Koordinator i Grupit të Punës së Pakicave Sllave (AGSM) në FUEN.

Çmimi  “Ilinden” për vitin 2026 iu dha Grupit të Punës së Pakicave Sllave (AGSM) në FUEN, për një kontribut të veçantë ndaj pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë dhe për mbështetjen e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

“Ishte një nder i madh për mua, në emër të shoqërisë dhe pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë, t’ia dorëzoja personalisht çmimin e nderit të respektuarit Dr. Hartmut Leipner”, tha Nikolla Gjurgjaj.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Nis Java Kundër Diskriminimit 2026 në Shqipëri: Për barazi, dinjitet dhe përfshirje për të gjithë

nikola

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon përpjekjet e Sofjes për të keqpërdorur shëndetin e banorëve të Bashkisë Pustec

nikola

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon që faqja zyrtare e Bashkisë Pustec të publikohet edhe në gjuhën maqedonase

nikola