Minoritete AL
AKTUALITET

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon përpjekjet e Sofjes për të keqpërdorur shëndetin e banorëve të Bashkisë Pustec

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon ashpër përpjekjet e Sofjes për të keqpërdorur shëndetin e banorëve të Bashkisë Pustec.

Më 25 – 26 shtator 2026, u kryen ekzaminime nga mjekë bullgarë, në ambulancën shtetërore në Pustec. Është e qartë për të gjithë se shteti bullgar ka ushtruar presion të paparë ndaj maqedonasve në Republikën e Shqipërisë për vite me radhë.

Gjithashtu është e qartë për maqedonasit në të gjithë Republikën e Shqipërisë se fushata për ekzaminime falas, është një karrem shtesë për popullsinë e zonës së Prespës që të deklarohen si bullgarë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh keqardhjen e saj se Bashkia Pustec lejon të shantazhohet nga politikanët bullgarë në kurriz të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë dhe se i nënshtrohen këtij shantazhi. Për më tepër, çmimin e shantazhit nga Sofja e paguan Minoriteti Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bën thirrje institucioneve shqiptare dhe evropiane të merren me sulmet të paskrupullta të emisarëve bullgarë ndaj maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Dëshirojmë t’ju kujtojmë se mosveprimi i institucioneve shtetërore për të mbrojtur shtetasit e vet ka çuar në asimilimin e Minoriteti Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Shoqаta Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon që 21 maji të shpallet Dita e Minoriteteve Kombëtare në Republikën e Shqipërisë

nikola

Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian: Presion për të ndaluar përdorimin e simboleve maqedonase në Shqipëri

nikola

Sterjovski në tryezën e rrumbullakët të OSBE-së: Nevojiten vende të garantuara parlamentare dhe kushte të barabarta zgjedhore për minoritetet

nikola