Ndodhet në afërsi të fshatit Dollna Gorica, Bashkia Pustec. Është vendi më i dukshë dhe më interesant që uji në rrugë nëntokësore nga Liqeni i Prespës së Madhe derdhet në Liqenin e Ohrit. Ky gjeomonument ka vlerë
shkencore, gjeologjike, gjeomorfologjike, kulturore dhe turistike.
Zgavra e Zaverit ndodhet në bregun perëndimor të Liqenit të Prespës në kryqëzimin e dy thyerjeve tektonike. Që prej vitit 2002 është shpallur monument natyre i kategorisë së tretë (IUCN) për shkak të vlerave shkencore, didaktike dhe turistike të tij.
Monumenti i natyrës Zgavra e Zaverit shtrihet në anën e djathtë të rrugës nacionale Korcë-Pika Doganore Goricë pranë fshatit Dollna Gorica. Zaveri shërben si një pikë lidhëse midis Liqenit të Prespës së madhe dhe Liqenit të Ohrit.
Nga këtu ujërat e Liqenit të Prespës shkojnë në Liqenin e Ohrit përmes një tuneli nëntokësor. Ujërat dëpërtojnë në thellësitë e Malit të Thatë drejt Liqenit të Ohrit dhe dalin në zonën e Shën Naumit. Ky fenomen ofron mundësi të mira studimore për entuziastët e studimeve gjeologjike dhe për ata që duan të
mësojnë më shumë rreth lidhjes midis dy liqeneve më të rëndësishme të rajonit.
Për shkak të thatësirave dhe rënies së vazhdueshme të nivelit të ujit të Liqenit të Prespës gjatë viteve të fundit, Zgavra e Zaverit në periudha të caktuara mbetet e thatë ose shfaq plotësisht bazën e saj karstike të zhveshur, gjë që shkakton shqetësim të madh për ekosistemin.
