Minoritete AL
TURIZËM

Mbi 17 milionë vizitorë në Shqipëri deri në shtator, rreth 10 milionë ishin turistë të huaj

Gjatë muajit shtator 2026, mbi 2 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në territorin e Shqipërisë, duke shënuar një rritje prej 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë muajit shtator janë regjistruar gjithsej 2.024.320 hyrje, ndërsa numri i daljeve arriti në 2.141.133, me rritje 0,6% krahasuar me shtatorin 2025.

Nga hyrjet e regjistruara, 1.286.691 ishin shtetas të huaj, me rritje 2,1%, ndërsa 737.629 ishin shtetas shqiptarë, me rritje 4,5% në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

INSTAT informon se nga territori i Shqipërisë dolën 1.317.259 shtetas të huaj, 2,8% më pak se në shtatorin 2025, si dhe 823.874 shtetas shqiptarë, duke shënuar rritje 6,6%.

Të dhënat tregojnë se gjatë shtatorit numri i hyrjeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj vijoi të rritet, ndërsa daljet shënuan një rritje më të moderuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, nga janari deri në shtator të këtij viti kanë hyrë në vendin tonë 17 476 873 persona, nga të cilët 10 730 391 ishin shtetas të huaj.

 

Ndoshta je i interesuar të lexosh

“The Guardian”: Udhëtim në Alpet Shqiptare, një nga destinacionet më autentike të turizmit malor në Evropë

nikola

“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

nikola

Pazari i Ri, destinacion i shijes dhe traditës shqiptare në zemër të Tiranës

nikola