Minoritete AL
SPORT

Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë

Në “Shtëpinë e Futbollit” në FSHF, u hodh shorti i Kupës së Shqipërisë, ku u përcaktuan çiftet çerekfinaliste.

Nga hedhja e shortit, spikat derbi Tirana-Dinamo, por edhe Elbasani-Partizani. Dy ndeshjet e tjera janë Teuta-Egnatia dhe Bylis-Vllaznia.

Takimet e para çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen më 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 4 mars, duke premtuar përballje të forta dhe emocione për tifozët e futbollit shqiptar.

Ky raund parashikon ndeshje me sistem vajtje-ardhje, njëjtë si gjysmëfinalja.

Shorti i Kupës së Shqipërisë:

Teuta-Egnatia

Tirana-Dinamo

Elbasani-Partizani

Bylis-Vllaznia

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Shqipëria në Grupin C1 të UEFA Nations League, përballet me Finlandën, Bjellorusinë e San Marinon

nikola

Flaka Olimpike mbërrin në Cortina d’Ampezzo para Lojërave Dimërore

nikola

Finalet e Euro U-21, miratohet investimi për fushat e reja të stadiumeve “Air Albania” dhe “Arena e Demave”

nikola