Minoritete AL
POLITIKË

Këshilli i Europës dhe autoritetet publike forcojnë bashkëpunimin për arsimim më gjithëpërfshirës në Korçë me përfshirjen aktive të minoriteteve rome dhe egjiptiane

Përfaqësues të lartë nga Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë dhe institucionet publike dhe autoritetet lokale, u takuan në Korçë për të diskutuar progresin në ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane në lidhje me segregimin e nxënësve romë dhe egjiptianë në shkollën “Naim Frashëri” (vendimi “X dhe të tjerë kundër Shqipërisë), i cili është në pritje të ekzekutimit të plotë.

Giulia Re – Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, së bashku me Ina Majko – Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe mirëqenies Sociale, dhe Orjana Osmani – Zëvendësministre e Arsimit, u takuan me Kryetarin e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo dhe përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar.

Giulia Re udhëhoqi diskutimet mbi hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Evropiane, në përputhje me vlerësimin e progresit nga Komiteti i Ministrave që pritet të kryhet në fund të vitit 2026. Pjesëmarrësit ranë dakord të forcojnë monitorimin duke ndjekur rregullisht trendet e frekuentimit së nxënësve, rastet e  braktisjes së shkollës,  modelet e regjistrimit dhe përbërjen e klasave mësimore për të identifikuar dhe trajtuar çdo rrezik të segregimit në fazat e hershme.

Paralelisht, Giulia Re mori pjesë në një aktivitet të përbashkët prind-mësues të titulluar Gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi ndërkulturor, i organizuar në kuadër të Projektit BRIDGE – Krijimi i respektit, përfshirjes dhe dinjitetit për grupet në arsim. Ky grant 6-mujor, i zbatuar nga Instituti i Korçës për Zhvillimin e Fëmijëve, mbështetet nga financimi i projektit të Bashimit Evropian dhe Këshillit të Evropës mbi Fuqizimi për mbrojtjen nga diskriminimi në Shqipëri. BRIDGE promovon shkollat ​​gjithëpërfshirëse, angazhimin e prindërve dhe trajnimin e mësuesve për të trajtuar situatën në tre shkolla në Korçë, përfshirë “Naim Frashërin.” Përmes aktiviteteve artistike, të bazuara në komunitet, kjo iniciativë forcon bashkëpunimin midis nxënësve romë, egjiptianë dhe jo-romë.

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës do të vazhdojnë të punojnë me institucionet shqiptare dhe partnerët lokalë për të siguruar zbatimin sa më efektiv të vendimeve të Gjykatës Evropiane, me përfshirjen aktive të minoriteteve rome dhe egjiptiane, si dhe matjen e progresit brenda afateve të përcaktuara qartë.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të Projekteve për Fuqizimi për mbrojtjen nga diskriminimi në Shqipëri dhe Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri (D-REX III), pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë./ www.coe.int

Ndoshta je i interesuar të lexosh

PPE reagon për protestën: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci

nikola

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë uron drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Braho dhe pret që SPAK të hetojë me përparësi lëshimin e paligjshëm të çertifikatave për origjinë bullgare nga institucionet lokale shqiptare

nikola

Ambasadorja Huber: Parlamenti të mbështesë Avokatin e Popullit, rekomandimet të konsiderohen e miratohen

nikola