Minoritete AL
AKTUALITET

Prof.ass.Dr. Kimet Fetahu: Realiteti dhe problematika e minoriteteve në Republikën e Shqipërisë

Në kuadër të Seminarit të 29-të të Grupit të Punës për Minoritetet Sllave në Evropë, organizuar nga Unioni Federal i Kombësive Evropiane në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, u zhvillua paneli tematik me titull “Pozicioni i Minoritetit Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë”, si dhe u hap ekspozita me temë “Arsimi në Gjuhën Amtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë”.

Në panelin e prezantimit tematik, Prof.ass.Dr. Kimet Fetahu, Kryetar Nderi i Aleancës së Maqedonasve për Integrim Evropian, trajtoi temën Realiteti dhe problematika e minoriteteve në Republikën e Shqipëri.

Statusi i komuniteteve etnike, si nje ceshtje delikate dhe e rendesishme perben njekohesisht dhe nje nga temat me te diskutuara dhe te paragjykuara te te drejtave te njeriut dhe minoriteteve ne shekullin e sapo kapercyer si dhe te atij qe jetojme. Zhvillimet historiko – shoqerore, ne procesin e krijimit te shteteve ne keto 100 vjetet e fundit, i sollen shoqerise njerezore eksperienca interesante.

Ne kontinentin tone vazhdon te zhvillohet nje beteje e ashper midis globalizmit ekonomik dhe identitetit kulturor te cilen, Urb Altermatt e ilustron shume bukur, si nje fenomen ku shoqerite Europiane “futen ne koraca kunder njeri-tjetrit, ngrene keshtjella etnonacionaliste dhe shfrytezojne dallimet kulturore si pretekst per te ngritur ledhe ndaj te huajve”.

Ne kendveshtrimin filozofik kemi te bejme me nje lufte brenda unit te individit dhe unit shoqeror, ku irrealja perhere e me shume triumfon ndaj reales, dhe ku, do te shkruante me 1993, kroati P.Matvejevic, “Identiteti i Qenies fiton epersi kundrejt identitetit te Veprimit”. E thene ndryshe, shteti nacional apo kombetar, u be modeli me i afirmuar ne organizimin e shoqerive te reja te ketij dhjetevjecari, duke konfirmuar fitoren e Etnonacionalizmit ndaj Etnopluralizmit.

Ne qoftese harta politike Europiane ne vitet 1920-21 numeronte 33 shtete, ne 1995 kishte 42 shtete. Ne Ballkan nga 7 shtete, numerojme 11.

Problemi i komuniteteve etnike u be veçanerisht i ndjeshem pas viteve 90, kur kontinenti Europian u ndodh para presionit te shteteve per vetevendosje, demokraci dhe liri. Ishte kjo, nje nga aresyet e etnizimit te politikave shteterore që detyroi strukturat Europiane ne me pak se 5-6 vjete te mblidhen disa here per te votuar dhe vendosur standartet baze mbi të drejtat e njeriut dhe komuniteteve etnike.

Nje nga parimet baze te te drejtave te komuniteteve etnike eshte vetedeklarimi mbi bazen e zgjedhjes personale te individit. Si dokumenti i Kopenhagenit ashtu dhe Konventa Kuader per Mbrojtjen e Minoriteteve japin te njenjten zgjidhje: “perkatesia ne nje minoritet kombetar eshte nje ceshtje qe lidhet me nje zgjedhje personale dhe asnje disavantazh nuk mund te rrjedhe nga kjo zgjedhje”.

Nje nga tezat e shume perfolura eshte ajo qe thote se te drejtat e minoriteteve bazohen ne te drejten individuale dhe jo kolektive, duke hamendesuar per rrezikun seperues te komuniteteve etnike.Ne fakt, ne fushen e te drejtave komunitare, nuk egziston asnje mundesi per te ndare te drejten e individit nga ajo e kolektivit.E kemi te qarte, besoj, se si te drejtat e komunitetit shqiptar ne Kosove dhe ne Maqedoni evoluan nga te drejta individuale ne te drejta kolektive, bile, deri ne vetevendosje si shkalla me e larte e te drejtes kolektive. Ndaj dhe ne Konventen-kuader saktesohet se, “personat qe u perkasin minoriteteve kombetare, munden te ushtrojne te drejtat dhe lirite qe rrjedhin nga parimet e shpallura ne kete Konvente-kuader si individualisht ashtu edhe bashkerisht me te tjere”.(neni 3, paragrafi 2)

Problem i rendesishem mbetet perkufizimi i nocionit te minoritetit kombetar.

Kapotorti, dha me 1979 nje formulim interesant, duke u bazuar ne pese elemente baze, si :

-territori,

-marredheniet me shtetin ku jetojne dhe ate ame,

-karakteristikat etno-kulturore e gjuhesore,

-numri dhe

-motivet per te ruajtur vlerat e komuniteteve kombetare.

Edhe ketu ndeshim dy koncepte, qe pasqyrojne dy praktika ne njohjen dhe mbeshtetjen e te drejtave te minoriteteve kombetare.Njera pale pohon se shtetasit e nje shteti i perkasin atij kombi, pra nuk mund te gezojne mbrojtje nderkombetare,(nje shtet nje komb), pala tjeter nenkupton se minoriteti per te qene i mbrojtur duhet te jete i lidhur me nje komb me te madh, tashme te shnderuar ne shtet ndaj eshte domethenes pohimi qe ben Gjykata e Perhereshme e Drejtesise Nderkombetare qe ne vitet 30’ :  ”Ekzistenca e nje minoriteti eshte ceshtje Fakti dhe jo nje ceshtje e se Drejtes”.

Minoritetet dhe Shqiperia.

Pa u shtyre thelle ne te kaluaren, Shqiperia deri ne 1990 njihte vetem prezencen e dy minoriteteve kombetare, atij grek ne zonat e Sarandes dhe Gjirokastres dhe maqedonas ne zonen e Prespes.Ne to garantohej arsimimi tetevjecar ne gjuhet amtare, greke dhe maqedonase sipas nje modeli origjinal. Kushdo nga banoret minoritar qe shperngulej nga keto zona, humbiste automatikisht statusin e minoritarit, duke iu ndryshuar kombesia ne dokumentacionin e zyrave te gjendjes civile.

Eshte me vend te kujtojme se  tre shtyllat kryesore te shoqerise shqiptare te viteve 1945 – 1990, ishin: Filozofia marksiste–leniniste si praktike sunduese dhe udheheqese, c’pronesimi, lufta kunder prones private dhe ekonomi  e izoluar si dhe ndertimi i nje shteti ateist dhe qytetar pa dallime te perkatesive fetare dhe etnike.E thene ndryshe, gjithshka ne disa dhjetevjecare orientohej kunder prones, besimit politik, besimit fetar dhe perkatesise etnike.Problemi i komuniteteve etnike ka qene nje teme tabu dhe cdo gje qe lidhej me to, synohej ti lihej anonimatit.Politika shteterore i shihte minoritetet si pengje te politikave zyrtare ne marredhenie me fqinjet dhe ne shume raste kalonte ne tejkalime te dhunes fizike dhe psiqike.

Po ti hedhesh nje sy, raportit te qeverise Shqiptare, depozituar prane Keshillit te Europes me 26 Qershor te vitit 2001, ndeshesh me nje informacion ireal dhe te pa qene.Dihet boterisht qe Shqiperia asnjehere nuk ka zhvilluar rregjistrim te popullsise dhe te banesave, duke evidentuar ne kolona te vecanta perkatesine fetare apo etnike te popullates.Shifrat qe u atribohen minoriteteve ne vitet 1960, 1979 dhe 1989 jane te paverteta, (2.7 %, 2.1 % dhe 2.0 %).Keshtu eshte zvogeluar numri i komunitetit grek, eshte mohuar minoriteti maqedonas ne Gore dhe Gollobordë, preken ciperisht ne menyre ilustrative komunitetet Rom, Serb dhe Malazes e Aromun si dhe mohohet totalisht prezenca e komunitetit Egjyptian dhe Boshnjak ne Shqiperi.

Ne perpjekjet per  integrim ne strukturat nderkombetare dhe ato Euro-atlantike, Shqiperia ka nenshkruar nje sere konventash dhe marreveshjes ne vite, te pakten, qe nga 1955 e qe po ti numerojme, jane rreth 15.Nje proces i tere monitorimi dhe vleresimi diagnostigon ne menyre permanente shoqerine tone.Mjafton te kujtojme se ne nje nga pese konstatimet e Raportit vjetor per vitin 2003, te Komisionit te Bashkimit Evropian per Procesin e Stabilizim-Asocimit, kerkohet nga qeveria Shqiptare, vazhdimi i perpjekeve per te permiresuar te drejtat e minoriteteve, permes zgjerimit te kuadrit ligjor dhe forcimin e institucioneve pergjegjese per te siguruar zbatimin e te drejtave te minoriteteve ne perputhje me standartet ndekombetare.

Po ashtu, ne Refleksionet e Komitetit Keshillimor te Konventes-kuader per Mbrojtjen e Minoriteteve te Keshillit te Evropes, kerkohen perpjekje te vazhdueshme te qeverise Shqiptare qe ne bashkepunim me komunitetet etnike te marre masa konkrete per implementimin e Konvente-kuader. Sic shihet, shoqeria Shqiptare mbeshtetet fuqimisht nga komuniteti nderkombetar per te kuptuar dhe realizuar detyrimet e saj jo vetem ndaj komuniteteve etnike ne Shqiperi por njekohesisht per te hedhur nje hap te sigurte drejt integrimit ne strukturat Evropiane.

Minoritetet ne Shqiperi dhe problemet e tyre.

Ne Shqiperi, kemi prezencen e shume komuniteteve etnike, Vllaho-Aromun, Boshnjak, Egjyptiane, Grek, Maqedonas, Rom dhe Serb e Malazez dhe tani se fundi edhe Bullgare.

Numri i perafert i popullsise se komuniteteve etnike ne Shqiperi, nga deklarimet e vete shoqatave te minoriteteve, eshte rreth 970.000 banore ose 27 % e popullsise ne vend, c’ka argumenton karakterin multietnik dhe multikulturor te shoqerise Shqiptare.

Te gjitha komunitete etnike kerkojne njezeri njohjen zyrtare te pranise dhe identitetit te tyre ne Republiken e Shqiperise.Ata jane te mire-oganizuar ne shoqata dhe organizata dhe kane motive te forta per identitetin e tyre, si gjuha, kultura, ngjyra, apo vendndodhja.

Komunitetet etnike ne Shqiperi e shohin te pasqyruar vehten e tyre pak apo aspak ne mediat e shkruara dhe elektronike. Ato kerkojne hapesira dhe akses ne mediat publike, nderkohe qe shtypi i tyre eshte anemik dhe pa perkrahje institucionale.

Mungon arsimi amtar ne komunitetin Boshnjak, Rom, Vllah dhe Serb e Malazez. Komuniteti Grek dhe Maqedonas eshte pjeserisht dhe aspak i kenaqur dhe kerkon arsimimin ne gjuhet amtare ne Himare, Gore e Golloborde.Po ashtu dhe gjendja e aresimit ne gjuhen shqipe ne komunitetet etnike vleresohet pergjithesisht e keqe deri ne mezatare.

E keqe deri ne mezatare vleresohet gjendja ekonomike e komuniteteve etnike ne Republiken e Shqiperise.

Komunitetet etnike ne Shqiperi jane te pa kenaqur nga perfaqesimi ne administraten dhe legjislativin shqipetar si dhe nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Ata e vlersojne te keq deri mezatar, ligjin zgjedhor dhe jane te pakenaqur me nivelin e bashkepunimit institucione – komunitete etnik, per ndryshimin e ketij ligji.

Te gjithe perfaqesuesit e komuniteteve etnike ne Republiken e Shqiperise kerkojne të  përfaqesohen me deputete, ne parlamentin shqiptar direkt nga numri total i vendeve te proporcionalit.

Komunitet etnike ne Republiken e Shqiperise kerkojne diskutimin e Preambules se Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe permiresimin e saj.

Perfaqesuesit e komuniteteve etnik ne Republiken e Shqiperise kerkojne ngritjen dhe funksionimin e nje organizmi te larte per minoritetet, miratuar nga parlamenti shqiptar.

Financimet ne komunitetet etnike ne Republiken e Shqiperise, kryesisht bazohen ne burimet e brendeshme te ketyre komuniteteve. Të gjithë pefaqesuesit kerkojne financimin  e aktiviteteve te komuniteteve etnike nga buxheti i shtetit shqiptar.

Ne Konferencen e pare Kombetare, “Permiresimi i gjendjes dhe te drejtave te komuniteteve etnike ne Republiken e Shqiperise”, me 17 deri 19 Qershor 2002, perfaqesuesit e te gjithe komuniteteve votuan Rezoluten e kesaj Konference qe eshte ne perputhje te plote me frymen e Konventes-kuader si dhe gjithe legjislacionin nderkombetar.

Keshtu, nenshkruesit deklaruan respektin per integritetin territorial dhe pavaresine e vendeve Ballkanike si dhe mbeshtesin lidhjet miqesore dhe marredheniet e mira midis vendeve te rajonit.

Perfaqesuesit e komuniteteve etnike, kerkojne qe Republika e Shqiperise duhet te ndertohet si nje shoqeri multietnike, multifetare dhe multikulturore. Në Preambulen e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, duhet te permenden edhe te gjithe komunitetet etnike qe jetojne ne vend.

Duke respektuar gjuhen zyrtare shqipe ne territorin e Republikes se Shqiperise, perfaqesuesit e komuniteteve etnike, kerkojne qe ne te gjitha ato raste ne njesite e qeverisjes lokale ku gjuha minoritare perdoret nga te pakten 20% e popullsise, ajo te konsiderohet njesoj zyrtare si dhe gjuha shqipe. Po ashtu, Rezoluta kerkon qe shteti duhet te garantoje arsimimin amtar parauniversitar te te gjithe komuniteteve etnike ne Shqiperi.

Duke perbere  nje mase  te madhe te shoqerise Shqiptare, rrjedhimisht dhe po aq, si taksapagues te saj, perfaqesuesit e komuniteteve etnike kerkojne te kene perfaqesues te tyre ne Legjislativin  dhe Administrativin Shqiptar, ne Keshillin Kombetar te Radio-televizionit dhe akses ne programet e mediave publike Shqiptare.

Ata kerkojne nga Parlamenti Shqiptar te konstituoj Komitetin Shteteror per marredheniet me komunitetet etnike ne Republiken e Shqiperise si dhe organizimin e rregjistrimit te popullsise me ligj te posacem dhe monitorim nderkombetar me prezence te perfaqesuesve te komuniteteve etnike ne cdo faze te procesit te rregjistrimit.

Sic  shihet nga me siper, qofte si kerkese e brendeshme e vete komuniteteve etnike ne Shqiperi, ashtu edhe nga sygjerimet e Strukturave Evropiane, problemet etnike ne vendin tone jane te medha dhe te mprehta. Shoqerise Shqiptare i duhet shume pune per te zgjidhur dhe perballuar sfidat ne kete fushe, Ajo duhet :

Te hartoje dhe miratoje urgjentisht ligjin per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Pakicave Kombetare ne Shqiperi.

Te kryeje rregjistrimin zyrtar te popullsise me rubrika te vecanta per perkatesine etnike dhe fetare, me monitorim nderkombetar dhe pjesmarrje e konsulence te perfaqesuesve te komuniteteve etnike ne Shqiperi.

Te shtrije edhe me tej mesimin ne gjuhen amtare ne te gjitha nivelet parauniversitare ne komunitetet dhe vendet ku ai mungon.

Te ndryshoje Preambulen e Kushtetutes se Shqiperise ne menyre qe te evidentohet karakteri multietnik, multifetar dhe multikulturor i shoqerise sone.

Te ndryshoje Ligji dhe Kodi zgjedhor, për ti garantuar minoriteteve perfaqesimin e tyre ne Parlamentin Shqiptar, direkt nga sistemi proporcional zgjedhor.

Te garantoje perfaqesim direkt te minoriteteve ne Keshillin Kombetar te Radio-Televizionit dhe akses ne gjuhet amtare ne mediat publike Shqiptare.

Keto perbejne thelbin e realitetit dhe problemeve te minoriteteve ne shoqerine shqiptare. Neqoftese pranojme si te vertet postulatin se, niveli i emancipimit te nje shoqerie shihet tek niveli i te drejtave te komuniteteve etnike ne te, atehere pa ngururuar mund te themi se kembanat e alarmit duhet te bien fort, per te zgjuar perfundimisht shoqerine tone dhe per te levizur perpara klasen politike dhe faktoret vendimarres, per nje zgjidhje perfundimtare te ceshtjes se minoriteteve.

Ju faleminderit!

Prof.ass.Dr. Kimet  FETAHU

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Gjurgjaj, në kuadër të kongresit të FUEN-it, mori pjesë në një takim të grupit të punës të pakicave sllave në Europë

nikola

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë në Kongresin e FUEN do të propozojë rezolutë për avancimin e të drejtave të maqedonasve në Shqipëri

nikola

Është botuar numri i 70-të i gazetës maqedonase “Ilinden”

nikola